×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Rahoveci ndahet me trajnerin Fotis Takianos

    FrontOnline
    06 Maj 2021

    Klubi i Basketbollit Rahoveci ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Fotis Takianos.

    “Vreshtarët” përmes faqes zyrtare kanë lavdëruar trajnerin në fjalë duke e falënderuar atë për kontributin në klub.

    Kjo ndarje mes palëve vjen si pasojë e humbjes në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në Superligë nga Ylli.

    “Erdhi vonë, por u dashurua menjëherë me klubin në veçanti e qytetin në përgjithësi. Mikpritja që njerëzit e Rahovecit ia rezervuan atij, mbeti njollë e pashlyeshme tek ai, por e bukur. Këtë fakt e përmendte vazhdimisht, kudo që shkonte, me këdo që qëndronte. Ai përfundoi misionin e paraparë për këtë edicion. Kur i thamë lamtumirë, nuk pranoi. Tha, jo, nuk i dihet jetës, rrugët janë të ngatërruara aq bukur, sa mund të bëhemi bashkë sërish.  Kryesia e klubit e falenderon pafundësisht atë, teksa i uron suksese të panumërta në aventurat e radhës.  Faleminderit Fotis”, thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.

    Rahoveci e mbylli edicionin e rregullt në pozitën e dytë në tabelë me 46 pikë, dy më pak se Ponte Prizreni që ishte e para.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Sport29 Mars 2024
    Boksieri shqiptar, Florian Marku është duke u përgatitur për meçin e së dielës, ndaj Chris Kongo. Dje në konfernecë për media dhe...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.