Sport

Zyrtare: Pas eliminimit nga garat evropiane, Shkëndija shkarkon Ernest Gjokën

Zyrtare: Pas eliminimit nga garat evropiane, Shkëndija shkarkon Ernest Gjokën
15:37 | 30 Korrik 2021

Shkëndija ka bërë të ditur që ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Konferencë, shkruan FrontOnline.

Shkëndija u mposht nga skuadra e Letonisë, Riga FC në shtëpi më rezultatin 0-1, dhe ky rezultat duket se ka ndikuar në këtë vendim.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve”, deklaroi  Shkëndija./FrontOnline/

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera