Sport

Zyrtare: Liridon Leci emërohet trajner i juniorëve të Flamurtarit dhe ndihmëstrajner i skuadrës së parë

Zyrtare: Liridon Leci emërohet trajner i juniorëve të Flamurtarit dhe ndihmëstrajner i skuadrës së parë
10:30 | 28 Shtator 2022

Liridon Leci, ish-futbollisti i njohur kosovar, ka marrë detyrë të re.

Leci është emëruar trajner i skuadrës juniore si dhe ndihmëstrajner te skuadra e parë e Flamurtarit, shkruan FrontOnline.

Ish-futbollisti i Dritës mban licencën C si trajner.

Ai ka bërë karrierë të bujshme si futbollist në Kosovë, por edhe jashtë vendit.

“Klubi ka vendosur që krahas punës në skuadrën e parë si ndihmes, të marr edhe drejtimin e juniorëve, një mundësi e mirë për të avancuar klubin dhe talentët e rinj. Falënderoj klubin për besimin dhe shpresoj të e bëjmë më të mirën”, tha Leci për faqen zyrtare të klubit prishtinas./FrontOnline/

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera