Kristjan Asllani edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Interit.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka nënshkruar për pesë vite me “Neurazzurët”.
Lajmin është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit italian në rrjetet sociale.
Asllani i ka kushtuar Interit 14 milionë euro, para që shkojnë në arkat e Empolit.
Interi i ka uruar mirëseardhje futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë.