Sport

ZYRTARE: Ardian Nuhiu ndan rrugët me Dritën

ZYRTARE: Ardian Nuhiu ndan rrugët me Dritën
14:01 | 24 Nëntor 2022

Drita dhe trajneri Ardian Nuhiu kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht, raporton FrontOnline.

Lajmi është bërë i ditur në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur nga klubi gjilanas.

“Menjëherë pas ndeshjes në konsulltim me presidentin e klubit, kemi ardhur në përfundim që të ndërprejmë bashkëpunimin mbi katër vjeçar me trajnerin Ardian Nuhiu. E falënderojmë për kontributin për klubin tonë”, tha ndër tjerash drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli.

Tekniku shkupjan ka qenë në krye të shtabit teknik te Drita e Gjilanit në katër vitet e fundit.

Nuhiu ishte shpallur një herë kampion i Kosovës me Dritën në edicionin 2019/2020./FrontOnline/

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera