Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e Vjosa Osmanit del me sqarim për ligjshmërinë e bartjes së detyrës së Presidentes

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani para dy javësh ka marrë edhe detyrën e presidentes së vendit për të paktën disa muaj. Lidhur me këtë ka pasur diskutime të shumta. Nga Presidenca kanë sqaruar se u.d. e Presidentit e njëkohësisht Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka të drejtë të ushtroj mandatin e saj në Kuvend, e njëkohësisht të ushtroj pozitën e presidentes së vendit me kompetenca të plota kushtetuese.

    Në sqarimin e Presidencës thuhet se lidhur me çështjen kur në krye të shtetit është një u.d. Presidente apo President, ka vendosur Gjykata Kushtetuese qysh në vitin 2010, në kërkesën e parashtruar në atë kohë nga U.D. Presidenti Jakup Krasniqi, për të sqaruar nëse i lejohet të mbajë pozicione partiake e politike përderisa është UD President.

    “Për më tepër, sipas aktgjykimit të gjykatës kushtetuese asaj i lejohet të mbajë edhe pozita partiake. Duke u bazuar ne këtë interpretim U.D. Presidenti i atëhershëm, z. Krasniqi, pat garuar në zgjedhje duke mbajtur njëkohësisht edhe pozita politike edhe partiake. Pra, aktgjykimi ka sqaruar se kufizimet që vlejnë për një President të zgjedhur, sa i përket aktivitetit politik e partiak, nuk vlejnë për U.D. të Presidentit”, thuhet në sqarim.

    Sqarimi i plotë:

    Debati që po zhvillohet gjithandej në lidhje me aspektet kushtetuese në relacion me postin e u.d. të Presidentes së vendit, ka marrë konotacion fushate.
    Është bërë trend që për aspekte kushtetuese, të dominojë qëndrimi i një ish-ligjëruesi të së drejtës afariste, fushë kjo që nuk ka asgjë të përbashkët me njohuri të cështjeve kushtetuese.
    Kjo qasje juridike, përveç se është e gabuar, është edhe tendencioze sepse po injorohen edhe vet Kushtetuta e vendimet e gjykatës kushtetuese.
    Lidhur me çështjen kur në krye të shtetit është një u.d. Presidente apo President, ka vendosur Gjykata Kushtetuese qysh në vitin 2010, në kërkesën e parashtruar në atë kohë nga U.D. Presidenti Jakup Krasniqi, për të sqaruar nëse i lejohet të mbajë pozicione partiake e politike përderisa është UD President. Pra, në aspektin juridik kjo është një çështje krejtësisht e qartë dhe pa asnjë dilemë të vetme juridike. Ndër të tjera, në këtë aktgjykim është konstatuar se mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht ushtrimi i postit politik nuk është në papajtueshmëri me Kushtetutën e vendit. Njëkohësisht është sqaruar se u.d. i Presidentit mund të ushtrojë edhe pozita partiake, meqë në atë pozicion, pra si U.D. i Presidentit është vetëm përkohësisht. (Bashkëngjitur vendimi: https://gjk-ks.org/ëp-content/uploads/vendimet/ko_97_10_shq.pdf)
    Pra, nga aspekti juridik, u.d. e Presidentes, e njëkohësisht Kryetarja e Kuvendit, znj. Osmani – Sadriu, ka të drejtë të ushtroj mandatin e saj në Kuvend, e njëkohësisht të ushtroj pozitën e Presidentes së vendit me kompetenca të plota kushtetuese. Për më tepër, sipas aktgjykimit të gjykatës kushtetuese asaj i lejohet të mbajë edhe pozita partiake. Duke u bazuar ne këtë interpretim U.D. Presidenti i atëhershëm, z. Krasniqi, pat garuar në zgjedhje duke mbajtur njëkohësisht edhe pozita politike edhe partiake. Pra, aktgjykimi ka sqaruar se kufizimet që vlejnë për një President të zgjedhur, sa i përket aktivitetit politik e partiak, nuk vlejnë për U.D. të Presidentit.
    Siç shihet nga faktet e sipërme, çështja në aspektin kushtetues është krejtësisht e qartë, ndaj fushatat e tilla vetëm sa krijojnë konfuzion dhe nxisin polarizim në jetën politike të vendit.
    U.d. Presidentja Osmani në këtë detyrë është përkohësisht dhe do të kryej detyrat e saj në përputhje të plotë me kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2023
    Seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Kjo për arsye se deputeti nga radhët e...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia....
    Lajme22 Mars 2023
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka ndarë 6 vendimet që u miratuan sot në kuadër të mbledhjes së 136-të...
    Të tjera
    Lajme22 Mars 2023
    Organizatorët e platformës “Liria ka emër”, kanë vizituar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së. Qëllimi i kësaj vizite ishte kërkesa për ta përkrahur...
    Sport22 Mars 2023
    Karateistet kosovarë kanë mbetur jashtë Kampionati Evropian i cili do të zhvillohet në Spanjë. Arsyet janë shkaku i politikave të shtetit spanjoll,...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka ftuar të gjitha partitë e kandidatët që të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ndërhyjnë në punë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë teksa nga...
    Lajme22 Mars 2023
    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Një i ri 28-vjeçar me ngjyrë në shtetin e Virxhinias, ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së policisë dhe stafit në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.