×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyberaj: Me votat e kandidatëve të AKR-së është manipuluar në katër komuna

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Ish-kandidati për deputet i AKR-së në listë të përbashkët me LDK-në, Jetlir Zyberaj thotë se manipulimi më i madh i votave fillon pas mbylljes së vendvotimeve.

    “Pasi të numërohen votat për partitë, komisionerët janë të lirë dhe veprojnë sipas dëshirës së vet sa i përket votave të kandidatëve. Ky procesi në QNR është kapitulli i dytë i manipulimit”, tha ai në “Debat Plus”.

    Zyberaj thotë se ky problem me kandidatët ndodh që dy-tri palë zgjedhje.

    “Familjarët që kanë votuar, iu mungon vota në formularët e zgjedhjeve. Tash ose ata po gënjejnë ose vota është manipuluar nga komisionerët”.

    Ish-kandidati për deputet i AKR-së thotë se për manipulimin e votave të tyre janë njoftuar nga vëzhguesit e ndryshëm.

    Zyberaj thotë se me votat e AKR-së është manipuluar në Ferizaj, Gjilan, Klinë e Podujevë.

    “Vet formularët e publikuar nga KQZ-ja ka jashtëzakonisht shumë paqartësi. Për mua është shumë e pakuptueshme se si ata persona që kanë vendosur numrat në kompjuter t’i kuptojnë shifrat që janë shënuar e më pas fshirë”, deklaroi ndër të tjera Jetlir Zyberaj.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore...
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Europian ka konfirmuar se takimi i radhës në nivel të...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, sot do të bëjë homazhe te varrezat...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2024
    Avokatja Emira Gavazaj-Gashi tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet....
    Sport17 Prill 2024
    Tyson Fury është paralajmëruar të tërhiqet nga lufta e tij e ardhshme kundër Oleksandr Usyk nga një ish-yll britanik i boksit. Gypsy...
    Sport17 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin e dhunës në familje, xhudistin Akil Gjakova. Lajmin e ka...
    Sport17 Prill 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Man City-t dhe Real Madridit, është mbyllur me epërsinë...
    Lajme17 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, u ka reaguar zyrtarëve shtetërorë nga Lëvizja Vetëvendosje që shkuan në fushatën...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Shqipëria nuk është më pjesë e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Evropës. Ky është vendimi i marrë sot nga Asambleja Parlamentare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.