×
  • Lajme
  • Lajme

    ZPS: Nuk do t’i thërrasim të gjithë dëshmitarët e planifikuar që të japin dëshmi

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurori Matt Halling tha se do të shkurtojnë numrat e dhënë dhe nuk do të thërrasin të gjithë dëshmitarët të cilët planifikohet të vijnë e të japin dëshmi, sipas rregullës 154, të cilët janë 65.

    Ai gjithashtu tha se janë edhe 45 dëshmi të tjera që synojnë t’i parashtrojnë për t’u pranuar me shkrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Shkurtimisht, ne nuk po planifikojmë që t’i thërrasim të gjithë ata. Mendojmë që kjo do të jetë pjesë e zgjedhjes”, tha Halling i cili shtoi se këta dëshmitarë janë ‘viva-voce’ (dëshmi me zë në sallën e gjyqit).

    Halling tha se përkundër sfidave ata po përpiqen që të përmbushin datën e synuar të paraqitjes së provave nga ata.

    “Ne po përpiqemi që të përmbushim datën e synuar të paraqitjes së provave nga Prokuroria”, tha prokurori.

    Ai tutje tha se ka rrezik që në rast që dëshmitarët vijnë të dëshmojnë pa vullnetin e tyre, atëherë ata mund të rrezikojnë viktimizimin.

    “Ka dëshmitar që nëse do të vinë këtu për të dhënë dëshmi kundër vullnetit të tyre, mund të rrezikojnë të kenë viktimizim dytësor si rezultat i situatës dhe angazhimit të mëtejshëm të tyre si dëshmitar dhe do të ishte më mirë që të gjendje një zgjidhje tjetër dhe të merrej parasysh mirëqenia dhe identiteti i dëshmitarëve siç është shembull rasti i dëshmitarit 03878”, tha Halling.

    Prokurori shtoi se deri me datën 1 nëntor mund të japin numrin e planifikuar për reduktimet e mëtejshme në çështjen e tyre duke theksuar se gjatë kësaj periudhe do të hiqen 7 prej 65 dëshmitarëve.

    Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se ata nuk parashikojnë që të zgjasin datën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria.

    “Vërejë që nuk parashikohet nga trupi gjykues që do të zgjasim ditën e synuar për përfundimin e provave nga Prokuroria. Përderisa ky është synimi ynë, është më vlerë dhe e zgjuar nga Prokuroria që të paraqesë dëshmitarët më të rëndësishëm kështu që në qoftë se do të ndodhë që të shkurtohet numri i dëshmitarëve në momentin e fundit do ishte i mirë që dëshmitarët më pak të rëndësishëm të lehen nga fundi në mënyrë që të mos humbin dëshmitarët më të rëndësishëm”, tha Charles Smith III.

    Smith III gjithashtu pati vërejtje edhe për mungesën e dëshmitarëve rezervë pasi të përfundon dëshminë një dëshmitar.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur pasi Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Shërbimet e Pagesave. Murati...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se bastisjet dhe arrestimet e fundit, tregojnë për korrupsionin e thellë në Qeverinë Kurti. Ai në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Besim Kamberaj është emëruar sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Zëvendësministri i MZHR-së, Elldin...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas raportimit nga një qytetar, ka gjetur një biznes i cili ishte duke operuar ilegalisht pa licencë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Të hënën Ministria e Punëve të Brendshme  ndryshoi masën e sigurisë ndaj mallrave serbe që hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Vlera e koeficientit për zjarrfikësit duhet të jetë 150 euro. Kështu po deklaron për “Front Online” kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Situata nga helmimi në Dibër po shkon drejt normalizimit. Gjatë natës së mbrëmshme deri tani në urgjencën e spitalit rajonal janë paraqitur...
    Lajme09 Tetor 2024
    Arianit Koci, avokat i familjes së rreshterit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunjkut, tha se ka informacione që janë edhe...
    Kronika09 Tetor 2024
    Policia në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në rrugën “1 Tetori” i është gjetur dhe sekuestruar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.