[wp-story]

Lajme

Zogaj tregon “formulën” e re për funksionimin e qeverisë

Zogaj tregon “formulën” e re për funksionimin e qeverisë
17:38 | 13 Janar 2020

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si dy partitë e para fituese në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, tash e 3 muaj janë duke zvarritur procesin e formimit të Qeverisë së Re, shkruan GazetaBlic.

E, analisti Petrit Zogaj përmes një shkrimi në Facebook ka ofruar një formulë të re për formimin e Qeverisë.

Zogaj duke ironizuar ka thënë se është Kosova aktualisht e ka qeverinë e saj, Ramush Haradinaj është kryeministër por që sipas tij nuk ka plane, e VV dhe LDK këtë të fundit e kanë por që nuk kanë qeveri.

Zogaj thotë që VV-LDK të ia jap planin programin qeverisë aktuale në krye me Haradinajn, e kështu të gjithë janë të lumtur dhe janë në pushtet, PDK ka presidentin, AAK kryeministrin, VV kryeparlamentarin, por që LDK mbetet përsëri në opozitë e sipas tij kjo e fundit edhe e preferon opozitarizmin.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Kosova qeverine e ka, Ramushi eshte kryeminister, ama as qeveria e as Ramushi s’kane plan, s’kishin edhe me heret, nderkohe qe LDK e LV s’kane qeveri, e as Kryeminister, ama planin e kane perfekt ? S’eshte ide e keqe qe ate plan/program me ia dhene qeverise aktuale. Keshtu, shumica mbesin ne pushtet: AAK e ka KM, PDK e ka Presidentin, LV e ka Kryetarin e Kuvendit, vec LDK po mbetet ne opozite, e keta s’e kane problem opozitarizmin ?

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera