Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarret pyjore në Australi prekën gati 3 miliardë kafshë

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Gati 3 miliardë kafshë u vranë apo u zhvendosën nga sezoni shkatërrues i zjarreve në Australi në vitet  2019 dhe 2020, sipas shkencëtarëve që kanë zbuluar për herë të parë shkallën e vërtetë të ndikimit të tyre në jetën e egër të vendit.

    The Guardian ka mësuar se prej zjarreve që u përhapën në pjesë të ndryshme të kontinentit, janë prekur rreth 143 milionë gjitarë, 180 milionë zogj, 51 milionë bretkosa dhe 2.5 miliardë zvarranikë.

    Jo të gjitha kafshët mund të jenë vrarë nga flakët ose nxehtësia, por shkencëtarët thonë se perspektiva e mbijetesës për ata që i kishin rezistuar goditjes fillestare “ nuk ka qenë e madhe” për shkak të urisë, dehidratimit dhe sulmeve nga kafshët e egra.

    Një raport i përkohshëm, i bazuar në punën e 10 shkencëtarëve nga pesë institucione, të porositur nga Fondi Botëror i Natyrës (WWF), sugjeron se pasojat nga këto zjarre janë shumë më të mëdha sesa një vlerësim i mëparshëm, që fliste për prekjen e 1 miliard kafshëve.

    Në studim, kontribuuan shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit, Universiteti i New South Wells, Universiteti i Newcastle, Universiteti Charles Sturt dhe Birdlife Australia. Dermot O’Gorman, shefi ekzekutiv i WWF për Australianë tha se “ kjo është një fatkeqësive më të mëdha të botës së egër në historinë moderne”.

    Chris Dickman, profesor në Universitetin e Sidneit dhe anëtar i Akademisë Australiane të Shkencave që mbikëqyri projektin, tha se përfundimet e tij, i kishin shokuar edhe vetë studiuesit.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    “Kemi qenë shtete të vetmet që nuk kishim kufij. Ndërsa tani jemi të vetmit që kemi kufij”. Këtë e tha sot kryeministri...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar një kosovar në Pikën Kufitare në Morinë. Personi i arrestuar ishte në kërkim ndërkombëtar...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ditën e sotme zyrat e “İYİ Parti” në Stamboll. Një nga plumbat ka...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Në 24-vjetorin e Masakrës së Pastaselit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te lapidari dhe varrezat e dëshmorëve. Së...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Policia e Shtetit në Shqipëri e ka arrestuar një kosovar në Pikën Kufitare në Morinë. Personi i arrestuar ishte në kërkim ndërkombëtar...
    Lajme31 Mars 2023
    Safe Journalist, Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimore, sot ka reaguar për gjuhën e përdorur nga Blerim Vela, shef i stafit të Presidentes...
    Lajme31 Mars 2023
    Ditën e djeshme, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim delegacionin...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ditën e sotme zyrat e “İYİ Parti” në Stamboll. Një nga plumbat ka...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat vendase bëjnë me dije se thellësia e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.