×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarre edhe në Itali, digjen çadrat në plazh

    FrontOnline
    31 Korrik 2021

    Zjarrfikësit në Itali thanë të shtunën se janë duke luftuar me zjarret për të dytën ditë radhazi në Sicili.

    Flakët kanë arritur në qytetin Katania, duke i detyruar njerëzit që të ikin nga shtëpitë, ndërsa një aeroport u mbyll përkohësisht.

    Zjarrfikësit thanë se kanë zhvilluar 250 operacione në Sicili gjatë 24 orëve të kaluara, 50 prej tyre vetëm në Katania. Qyteti i famshëm për arkitekturën e vet të stilit barok ndodhet buzë Malit Etna, në pjesën lindore të ishullit të Sicilisë.

    Zjarret në Katania arritën deri në bregdet, duke e shkatërruar qendrën e pushimeve “La Capannina”, ku u panë çadra dhe shtretër të djegur, shkruan Reuters.

    Me temperatura deri në 40 gradë, era e ngrohtë i ka përhapur flakët edhe në pjesë të tjera të ishullit. Zjarre kanë shpërthyer edhe në provincën e Palermos, duke bërë që hiri të bie në qytet.

    Më herët zjarre pati edhe në pjesë të tjera të Italisë, si ishulli Sardenja. Autoritetet italiane u detyruan të kërkonin ndihmë nga Bashkimi Evropian, i cili të hënën dërgoi katër aeroplanë për shuarjen e zjarrit, pasi mbi 350 persona u detyruan të evakuohen.

    Selia e Fondit Botëror të Jetës së Egër tha të shtunën se gati 20.000 hektarë tokë në Sardenjë janë prekur nga zjarret, të cilat kanë mbytur kafshë dhe kanë shkatërruar drunj të vjetër me shekuj.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Ndër arsyet më të rëndësishme për prerjet ilegale të pyjeve në Maqedoninë e Veriut janë menaxhimi i dobët i pyjeve, e deri...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit "Rafale" që Kroacia ka blerë nga Franca. Gjashtë nga 12 avionët e...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Sara Gjordeni njoftoi ditë më parë se ajo dhe Bardhi janë në pritje të ëmbël. Ky lajm bëri bujë tejet të madhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë mbajtur zgjedhjet për president të këtij shteti. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetar...
    Vip25 Prill 2024
    Seriali vendor “Çka ka shpija” po vazhdon të jetë një serial shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar. Në këtë serial luajnë shumë...
    Sport25 Prill 2024
    Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe...
    Vip25 Prill 2024
    Lajmin se do të bëhej dajë e mori përgjatë periudhës sa ishte i izoluar në Big Brother VIP Kosova. E tani, Blerando...
    Sport25 Prill 2024
    Futbollisti i Liverpoolit, Joel Matip, është në shënjestër të klubeve italiane, Roma dhe Lazio, teksa përgatitet të largohet nga Reds si lojtar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.