×
  • Sport
  • Sport

    Zidane ka katër skuadra si opsione, nuk përjashtohet rikthimi i tij te Real Madridi

    FrontOnline
    28 Janar 2023

    Është pothuajse e vështirë të besohet se Zinedine Zidane ka mbetur pa punë që kur u largua nga Real Madrid për herë të dytë në fund të sezonit 2020/21.

    Zizou e ka dëshmuar veten të jetë po aq i aftë në menaxhim sa ishte si lojtar. Gjatë dy periudhave të tij në krye të skuadrës, ai fitoi 11 trofe të mëdha, përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

    Zidane dukej sikur do të merrte drejtimin e Kombëtares së Francës, por ashtu nuk ndodhi pasi Didier Deschamps zgjati kontratën deri në vitin 2026.

    Kësisoj, trajneri francez tani duhet të rifillojë kërkimin e tij për një punë të re. Dhe, sipas “RMC Sport”, ai ka katër opsione.

    E para prej tyre është një rikthim i bujshëm në Real Madrid për një herë të tretë. Kontrata e Carlo Ancelottit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe Zidane ka të ngjarë të konsiderohet për rolin e trajnerit nëse dëshiron të presë deri atëherë. Megjithatë, ai mund të mos zgjedhë të qëndrojë pa punë deri në atë kohë.

    Paris Saint-Germaini është gjithashtu një mundësi. 50-vjeçari refuzoi kampionët francezë verën e kaluar për t’u fokusuar në marrjen e vendit të punës në Francë, që tani nuk është synim i tij.

    Juventus, një tjetër nga ish-klubet e Zidane si futbollist, mund të jetë një opsion, së bashku me Bayern Munichin.

    Nuk ka dyshim se Zizou ka aftësinë për të menaxhuar ndonjë nga katër skuadrat e lartpërmendura. Megjithatë, mbetet për t’u parë se kujt do t’i bashkohet.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Sport20 Prill 2024
    Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 30-të në elitën e futbollit tonë. Ballkani dhe Drita kanë ndarë pikët në...
    Sport20 Prill 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për medie, një ditë para duelit me Real Madridin, ka thënë se kjo ndeshje është...
    Sport20 Prill 2024
    Të premten, gazeta spanjolle ”Mundo Deportivo”, ka raportuar se Zinedine Zidane është afër të bashkohet me Bayern Munichun Trajneri francez i cili...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Ministrit të ekstremit të djathtë izraelit i është tërhequr vërejtja pasi e quajti sulmin ndaj Iranit ‘të çalë’. Ministri i sigurisë kombëtare...
    Sport20 Prill 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për medie, një ditë para duelit me Real Madridin, ka thënë se kjo ndeshje është...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut,...
    Lajme20 Prill 2024
    Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e...
    Lajme20 Prill 2024
    Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa ka deklaruar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.