×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillimet e fundit në KPM, AVONET: Praktikë shqetësuese, ndikon në lirinë e medias e të shprehjes

    FrontOnline
    18 Janar 2025

    Rrjeti i organizatave joqeveritare, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ku anëtarët e këtij institucioni vendosën të zgjedhin një kryetar të ri para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual.

    AVONET thotë se zhvillime të këtij lloji ngrenë dyshime serioze mbi ligjshmërinë dhe pavarësinë e veprimeve dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke vënë në pikëpyetje respektimin e kushtetutshmërisë dhe legjislacionit pozitiv në vend.

    Përmes një deklarate, ky rrjet shprehet se ndryshimet e rregullores dhe procedimi i zgjedhjes së kryetarit të ri pa transparencë dhe pa një proces të rregullt , përbën një praktikë shqetësuese, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e lirë të mediave dhe lirinë e shprehjes në vend.

    “Ky veprim, i cili është përcjellë me reagime të shumta nga mediat, shoqëria civile dhe ekspertë ligjorë, konsiderohet si një hap që rrezikon autonominë e një prej institucioneve kyçe për garantimin e pluralizmit medial. Në një demokraci funksionale, institucionet e pavarura duhet të mbeten të paprekura nga ndikimi politik dhe ndërhyrjet e pushtetit”, thuhet tutje në këtë deklaratë.

    AVONET po kërkon nga KPM-ja që të shqyrtojë revokimin e këtij procesi dhe të garantojnë se çdo vendim në këtë institucion të bëhet në përputhje të plotë me ligjin dhe parimet demokratike.

    “Ne kërkojmë nga KPM që të shqyrtojnë revokimin e këtij procesi dhe të garantojnë se çdo vendim në KPM bëhet në përputhje të plotë me ligjin dhe parimet demokratike. Zbatimi i ligjit në mënyrë selektive dhe ndryshimi i rregullave në favor të interesave të caktuara dëmton besimin në sistemin institucional të vendit”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se nga rezultatet e publikuara ajo ka arritur që ta fitojë mandatin...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së re te Kodra e Dëshmorëve, që e bënë më të lehtë dhe më të...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se po ka një tendencë për ta shpërndarë përgjegjësinë pas rezultatit të zgjedhjeve. Paçarizi tha se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    Pas njoftimit të djeshëm se në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në fshatin Rramanli të Kumanovës tek një nxënës është konfirmuar zgjeba,...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se faza vendimtare për pavarësinë e Kosovës filloi në...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami është takuar me Peter Sorensen, emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka shkruar se...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë. PDK...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Jose Raul Mulino Quintero,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.