×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova pas fitores ndaj Partizanit: Ishte me të vërtetë ndjenjë e mirë dhe po ashtu që pamë Shqipërinë

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Edon Zhegrova ishte ndër futbollistët e Bazelit që e kërkoi me ngulm golin ndaj Partizanit në të dyja ndeshjet, por pavarësisht përpjekjeve të tij, në fund nuk ia doli dot. Ylli i Kosovës në përfundim të ndeshjes, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, flet rreth përballjes me të kuqtë, duke iu gëzuar kualifikimit të skuadrës së tij.

    “Kemi bërë një lojë shumë të mirë si në ndeshjen e parë, po ashtu dhe këtë ndeshje. Kemi zbatuar detyrat që ka kërkuar trajneri, kemi bërë më të mirën dhe jemi të lumtur që jemi kualifikuar në raundin e dytë”, u shpreh fillimisht 22-vjeçari, i cili mendon se skuadra e tij meritoi gjithçka, duke parë atë që u tregua në fushën e lojës.

    PËRBALLË PARTIZANIT – Mesfushori tregon edhe për emocionet përballë një ekipi shqiptar dhe për më tepër përballë tifozëve shqiptarë. Ai shpreson që Partizani një ditë të arrijë në nivelet që të konkurrojë edhe në Europë. “Ishte me të vërtetë ndjenjë e mirë dhe po ashtu që pamë Shqipërinë dhe bashkatdhetarët tanë. Partizani po ashtu është një ekip shumë i mirë dhe i dëshiroj gjithë të mirat dhe shumë suksese. Ndoshta me ne e patën të vështirë, por nëse do të japin maksimumin, sigurisht do të kenë mundësi të kualifikohen në të ardhmen ”

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2024
    Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka thënë se Bayern Munich e ka kontaktuar për ta pasuar Thomas Tuchel në detyrën e trajnerit...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Sport24 Prill 2024
    Prishtina i është bashkuar Ballkanit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Kjo pasi të mërkurën e ka eliminuar Dritën në...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj. Policia është duke e hetuar rastin. “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi...
    Lajme25 Prill 2024
    Është raportuar i zhdukur një burrë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ferizaj 23.04.2024...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.