×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zhdukja e Remzi Hoxhës, flet Sali Berisha: Ai dyshohej se ishte atentator i Gligorovit, Fatos Klosi nuk hetoi

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Ish-kryeministri Sali Berisha flet pas shumë kohësh për zhdukjen e mistershme të biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.

    Berisha është akuzuar se ka patur dorë në zhdukjen e tij, pasi Hoxha dispononte videon e takimit mes Berishës, Sllobodan Millosheviç dhe Kiro Gligorov.

    Në emisionin “Kojshia Show”, Berisha tha se do të donte që çështja e tij të zbardhej, ndërsa nuk kurseu as akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Fatos Klosi.

    Deklarata e Berishës:

    Kisha pas shumë dëshirë të gjenden fajtorët. Unë jam përpjekur, dhe në të gjitha rastet kam mbajtur qëllimin më serioz dhe më transparent ndaj tij. Atë çka unë ndiej keqardhje është politizimi. Njeriu i parë që më ka ngritur problemin ka qenë Adem Demaçi, dhe sa e ka ngritur ai çështjen unë kam thirrur shefat e policisë, SHISH dhe kam kërkuar të bëhet çdo hetim ndaj tij.

    Më vonë, ata që erdhën, Fatos Klosi, nuk bëri asnjë hetim. Ai është një terrorist, ai ka krime gjatë luftës në Kosovë. Ky njeri nuk bëri asnjë hetim. Janë bërë arrestime kryekëput politike, dhe gjykata mbrapa i ka gjetur këto hetime të paligjshme. U tha se ky ka marrë pjesë apo ka qenë në grupin atentator të Gligorovit. Shërbimet e vendeve të rajonit shpenzonin miliona dollarë për mbrojtjen e Gligorovit. Keqardhje që ai nuk është gjetur. Siç duket ai nuk ekziston më, por zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e rëndësishme

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli dhe Hamasi, kanë arritur marrëveshje armëpushimi, pas konfliktit 15 muajsh me dhjetëra mijëra viktima që tronditi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.