Një person nga fshati Debëllde i komunës së Vitisë është zhdukur.
Bëhet fjalët për Heset Rrahmanin. Familjarët kanë bërë të ditur që ai është zhdukur me 14 janar në ora 14:0.
Heseti kishte shkuar për një vizitë në Shkup, ku kishte kaluar nga pika kufitare në Hanin e Elezit. Që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.
Lajmin për zhdukjen e Rrahmanit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Familjarët po kërkojnë ndihmë për gjetjen e Heset Rrahmanit./FrontOnline/