Lajme

Zhduket një 46-vjeçare në Ferizaj

Zhduket një 46-vjeçare në Ferizaj
14:41 | 14 Qershor 2021

Burkurije Hasan Neziraj nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është zhdukur.

Për gjetjen e 46-vjeçares policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetatrët , për personin e zhdukur nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt , Bukurije Hasan Neziraj, e moshës 46 vjeçe. E njëjta me datën 11.06.2021, kishte dalur nga shtëpia dhe që nga ajo ditë, nuk dihet për fatin e sajë. Ajo, ka flokë të zeza, sy të kaftë, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce. Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendodhjen e sajë, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt. ( tel .192)”, thuhet në komunikatën për media nga policia.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera