Irlanda, Norvegjia, India dhe Meksika do të jenë anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për periudhën 2021-2022.
Në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me 193 anëtarë, nga grupi i shteteve të Evropës Perëndimore dhe vendet e tjera, Kanadaja, Irlanda dhe Norvegjia garuan për dy ulëse. Irlanda dhe Norvegjia u zgjodhën për një kohëzgjatje prej dy vitesh ndërsa Kanadaja i humbi zgjedhjet.
Nga grupi i Afrikës për një ulëse garuan Kenia dhe Xhibuti, por nuk siguruan vota të mjaftueshme, prandaj sot sërish do të zhvillohet zgjedhje për këtë ulëse.
Nga grupi i Amerikës Latine dhe Karaibet, Meksika u zgjodh anëtare e përkohshme e KS-OKB-së.
Ndërsa nga grupi Azi-Paqësor India arriti të fitojë ulëse në Këshill.
Pesë shtete në fjalë duke filluar nga 1 janari 2021 me një kohëzgjatje prej 2 vitesh do të shërbejnë si anëtarë të përkohshëm të KS-OKB-së.
Në KS-OKB me gjithsej 15 anëtarë, gjenden 5 anëtarë të përhershëm, SHBA, Kina, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Dhjetë vendet tjera zgjidhen nga 5 grupe gjeografike të OKB-së për një detyrë 2-vjeçare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pesë nga anëtarët e përkohshëm ndërrohen çdo vit.
Detyra e Belgjikës, Gjermanisë, Republikës Dominikane, Indonezisë dhe Afrikës së Jugut do të përfundojë në fund të këtij viti.
Për t’u zgjedhur si anëtar i KS-OKB-së nevojiten 2/3 e votave të 193 vendeve anëtare të OKB-së.

Të tjera
-
23:31 | 12 Shkurt 2021
-
23:30 | 12 Shkurt 2021
-
23:28 | 12 Shkurt 2021
-
23:20 | 12 Shkurt 2021
-
23:08 | 12 Shkurt 2021
-
Zgjedhjet 2021Hoti për VV’në: Ia kemi çmontuar propagandën23:02 | 12 Shkurt 2021
-
23:01 | 12 Shkurt 2021
-
22:58 | 12 Shkurt 2021
-
Zgjedhjet 2021Haradinaj: Na ka humbur durimi për 20 vjet, nuk mbesim…22:48 | 12 Shkurt 2021
-
22:43 | 12 Shkurt 2021
-
22:42 | 12 Shkurt 2021
-
Zgjedhjet 2021Xhelal Sveçla iu shkruan mesazhe qytetarëve: Më votoni22:40 | 12 Shkurt 2021