×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet/ Rama: Jemi këtu të ndërtojmë të ardhmen Europiane, jo të dëgjojmë muzikën e kënetës

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Durrës, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit për Shqipërinë dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ai përmendi se këto zgjedhje janë aq të rëndësishme sa ato të vitit 1992, kur vendi hyri në një periudhë të re pas rënies së sistemit komunist dhe fillimit të pluralizmit.

    Sot ne jemi në momentin e duhur dhe në vendin e duhur, siç ishte PD në 1992. Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të siguruar një rezultat të thellë“, tha Rama.

    Kryeministri gjithashtu theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke thënë se kjo mund të sjellë një “buxhet ekstra” për vendin, me rreth 1 miliard euro çdo vit nga Bashkimi Evropian. Ai nënvizoi se ky është një objektiv jetik për Shqipërinë dhe se vota e 11 majit do të përcaktojë drejtimin e vendit në këtë proces.

    Ne nuk jemi këtu për të dëgjuar muzikën e kënetës, por për të ndërtuar një të ardhme europiane për Shqipërinë, tha Rama, duke i ftuar qytetarët të mos humbasin këtë mundësi historike.Për më tepër, ai premtoi se gjatë mandatit të katërt do të realizohen projekte infrastrukturore të rëndësishme, si ndërtimi i rrugës Thumanë-Krujë, një premtim i vjetër që tani do të realizohet për banorët e kësaj zone.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
     Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është deklaruar për “Front Online” pas pezullimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore nga Gjykata Kushtetuese, duke kujtuar...
    Lajme28 Prill 2025
    Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët nga Shqipëria që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë. Të dhënat e...
    Lajme28 Prill 2025
    Ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shala, i njohur me nofkën “Ftyra”. Lajmin e ka bërë të ditur ish-bashkëluftëtari...
    Lajme28 Prill 2025
    Disa herë kishin premtuar se gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2” do të filloj së zbatuari Ligji për Sigurime Shëndetësore, madje kishin...
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.