×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet pa monitorimin e ndërkombëtarëve, dy mijë vëzhgues më pak

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Integriteti zgjedhor që ka arritur Kosova në disa palë zgjedhje po bënë që zgjedhjet e 14 shkurtit të mbahen për herë të parë pa monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ndërkohë do të jenë edhe dy mijë vëzhgues më pak të angazhuar për monitorim të zgjedhjeve të nesërme në krahasim me zgjedhjet e 2019-ës, për shkak edhe të pandemisë COVID-19.

    Florent Spahija nga koalicioni i organizatave joqeveritare që monitorojnë procesin zgjedhor Demokracia në Veprim thotë se vetëm 500 vëzhgues do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor në qendrat e votimit dhe në vendvotime.

    Spahija thotë për KosovaPress se kanë reduktuar numrin e vëzhguesve edhe për shkak të pandemisë.

    “DnV ka marrë një vendim të tillë (për uljen e numrit të vëzhguesve) për shkak të pandemisë, e dyta, integriteti i zgjedhjeve ka shkuar duke u rritur dhe kjo është një arsye tjetër pse është zvogëluar misioni. Normalisht, do ta bëjmë me sistemin e monitorimit sistematik, normalisht nuk ka me qenë në të gjitha klasat, në të gjitha vendvotimet. Ajo që do të bëhet, do të bëhet përmes një mostre të caktuar”, thotë ai.

    Angazhimi i institucioneve përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit te zgjedhjeve, për një proces të lirë zgjedhor, sipas tij, është arsyeja e ngritjes së integritetit zgjedhor në nivelin që është sot.

    Meqë nuk mund të mbulojnë të gjitha qendrat e votimit e rrjedhimisht as të gjitha vendvotimet, Spahija bënë të ditur se do të organizohen në bazë të mostrës, të cilën e kanë përcaktuar bashkë me institucionet e tjera përgjegjëse.

    “Ne do të kemi në teren 500 vëzhgues, të cilët do të komunikojnë me ne gjatë tërë ditës. Çdo shkelje që do të ndodhë gjatë ditës në vendvotim, është një pasqyrë reale për atë që ndodh në tërë territorin e Kosovës, por që konsiderojmë që integriteti i zgjedhjeve është në nivelin e tillë meqë është angazhuar Prokuroria, Policia e Kosovës, gjykatat, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe të gjitha organizatat dhe organizmat shtetëror për të mbrojtur votën. Në një qendër votimi mund të jenë 2-3 veta, por ndonjë qendër mund të mos mbulohet fare. Kjo varësisht nga ajo se qysh është përcaktuar mostra”, thekson Spahija.

    Ngritja e vetëdijes kombëtare se vota është e shenjtë, për Spahijën është garantuese për një proces zgjedhor të lirë.

    Në të kundërtën, ai thekson se kushdo që nuk respekton ligjin mund të shkojë në burg.

    “Vazhdimisht kemi punuar si organizatë dhe si grup i organizatës në këtë drejtim, pra që me e rritë vetëdijen që vota është e shenjtë dhe duhet të mbrohet nga komisionerët por edhe nga vet qytetarët. Keqpërdorimi i votës është vepër penale dhe ka me u ndjek (ligjërisht), kurdo që zbulohet. Mos të mendojë dikush që nëse nuk shihet në vendvotim që po e keqpërdor votën, nuk ka me u pa nga dikush që i sheh ato fletëvotime, pra dikush i auditon ato fletëvotime, më pas mund të shkojë dikush në burg vetëm pse ka punuar në kundërshtim me atë që thotë ligji”, shprehet ai.

    Spahija thotë se ndonëse me numër të reduktuar të vëzhguesve, Demokracia në Veprim do të mbledh të gjitha informatat nga tereni në një qendër dhe do të bashkëpunojë ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

    Nesër, më 14 shkurt, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa kujtojmë se vendi shkoi në zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Në Bruksel ka nisur takimi trepalësh mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësin Miroslav Lajçak. Siç raporton “Tanjugu”, në delegacionin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka akuzuar pushtetin se ka pamundësuar themelimin e komisioneve hetimore parlamentare, duke thënë se...
    Front TV25 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ka quajtur shpifje pretendimet se kompania “Apetit Group” ka importuar mish Brazili...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Së paku pesë njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në qytetin Rafah në Rripin e Gazës të enjten, thanë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të dorëzohet donacion prej 76 automjeteve nga Norvegjia. “76 automjete, nga të cilat 36 janë...
    Vip25 Prill 2024
    Pasditen e sotme, Vëllai i Madh ka vendosur t’ju japë vajzave të shtëpisë një mison të rëndësishëm. Vajzat nuk duhet të lejojnë...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.