×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në Universitete, Shahini merr vendimin: Do të mbahen më 30 korrik

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Pas propozimit të rektorëve të Universiteteve, Ministria e Arsimit ka vendosur datën 30 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve në Universitete.

    Data e zgjedhjeve në Universitete ishte caktuar edhe më herët por për shkak të pandemisë së koronavirusit u shtynë.

    Ky është urdhëri i katërt i ministres së arsimit për datën e zgjedhjeve në universitete. Para pandemisë, ministrja Shahini përcaktoi 8 majin si datë për zhvillimin e procesit zgjedhor, por për shkak të situatës ato u shtynë për 12 qershorin, kohë kur ende nuk kishte mbaruar gjendja e jashtëzakonshme. Pas shumë kundërshtish, kryesisht nga studentët, pikërisht më 8 maj u mor vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve pa afat por vijimin e organizimit të procesit zgjedhor. Ndërsa ditën e sotme ministrja e arsimit ka vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 korrik.

    Nga ana tjetër kjo e martë , ka shënuar edhe fillimin e fushatës zgjedhore në universitet pasi sipas rregullores ajo nis 1 muaj para datës së zgjedhjeve.

    Postimi i plotë:

    “Sot zhvillova përsëri një takim me rektorët e IAL-ve publike, të cilët shprehen pamundësinë e vazhdimit të udhëheqjes së IAL-ve me mandat të përfunduar dhe sollën në vëmendje nevojën urgjente për zgjedhje në universitete. Studentët, sidomos ata të viteve të fundit që diplomohen sivjet, më kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për mungesën e shërbimeve nga ana e IAL-ve për shkak të përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese.

    Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime. Gjithashtu, me heqjen e kufizimeve të transportit publik, studentët dhe pedagogët mund të udhëtojnë lirisht ditën e zgjedhjeve – gjithmonë duke pasur kujdes ruajtjen e distancave fizike dhe pajisjen me mjete mbrojtëse kundër COVID-19.

    Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë. Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020.

    Urdhri nr. 108, i datës 08.05.2020, që shtyu pa afat zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese në IAL për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, ngarkonte IAL-të të vijojnë me përgatitjet për zgjedhje dhe rektorët konfirmuan se të gjithë universitetet janë gati. Në këtë kuadër, ftoj studentët të ushtrojnë të drejtën e tyre për përfaqësim në strukturat drejtuese të universiteteve ku studiojnë.

    Sot më shumë së kurrë, IAL-të duhen udhëhequr nga akademikë me integritet, të cilët kontribuojnë edhe me pjesën e tyre shumë të rëndësishme në jetësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të #PaktitPërUniversitetin”.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Uragani Milton mund të dobësohet në një stuhi të kategorisë së tretë, pasi zbret në tokë të mërkurën në mbrëmje pranë qytetit...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka arritur në Kroaci për t’u takuar me kryeministrin Andrej Plenkoviq. Në...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se numri i të vrarëve në Gaza që na 7 tetori i vitit...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Malishevë është mbajtur një aktivitet sensibilizues nga policia dhe nxënësit e një shkolle për qytetarët në lidhje me sigurinë në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në mungesë të kourumit, ka dështuar mbajtja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve...
    Bota/Rajoni09 Tetor 2024
    Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka thënë se numri i të vrarëve në Gaza që na 7 tetori i vitit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi për vizitën që pati në mëngjes në Leposaviq ku shkoi bashkë me...
    Lajme09 Tetor 2024
    SBASHK-u ka bërë të ditur se Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës me seli në Bruksel, ka përgëzuar vazhdimisht këtë sindikatë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së në Malishevë, Mirlinda Gashi, ka dalur publikisht në përkrahje të NISMA-s dhe koalicionit AAK-NISMA. Ajo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.