×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në SHBA: Trump dhe Biden përplasen për temat e debatit

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesi i tij për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden po grinden për planet për debatin e tyre të fundit televiziv.

    Kampi i presidentit republikan akuzoi organizatorët e përballjes së kësaj jave se po ndihmojnë demokratin duke lënë jashtë politikën e jashtme si një temë.

    Ndërsa, kampi i Biden u përgjigj se Trump po përpiqej të shmangte pyetjet në lidhje me përgjigjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit.

    Vetëm dy javë para zgjedhjeve, Biden ka një epërsi komanduese në shkallë kombëtare në sondazhet e opinioneve.

    Por ai ka një epërsi më të vogël në disa prej shteteve kryesore të SHBA-ve që përfundimisht do të vendosin rezultatin.

    Të hënën, kampi i presidentit i dërgoi një letër Komisionit për Debatet Presidenciale duke bërë thirrje që temat të përshtaten për duelin përfundimtar të kësaj të enjteje.

    Çfarë tha kampi i Trump?

    Të hënën, kampi i presidentit i dërgoi një letër Komisionit për Debatet Presidenciale duke bërë thirrje që temat të përshtaten për duelin përfundimtar të kësaj të enjteje.

    Menaxheri i fushatës së Trump Bill Stepien tha në letër se kampet kishin rënë dakord që politika e jashtme do të ishte fokusi i debatit të tretë.

    Temat u njoftuan nga moderatorja dhe korrespondentja e NBC Neës Kristen Ëelker javën e kaluar: familjet amerikane, gara në Amerikë, ndryshimet klimatike, siguria kombëtare dhe lidershipi.

    Si reagoi kampi i Biden?

    Kampi i Demokratëve reagoi se ishte në të vërtetë Trump që po përpiqej t`i shmangej pyetjeve.

    “Fushatat dhe Komisioni ranë dakord muaj më parë që moderatori i debatit do të zgjidhte temat,” tha sekretari kombëtar i shtypit TJ Ducklo.

    Fushata Trump po gënjen për këtë tani sepse Donald Trump ka frikë të përballet me më shumë pyetje në lidhje me përgjigjen e tij shkatërrimtare Covid.

    “Si zakonisht, presidenti është më i shqetësuar me rregullat e një debati sesa po pranon një komb ndihmën që i nevojitet në krizë”

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shpreson se hakmarrja e dukshme izraelite e së premtes do të jetë e fundit në përshkallëzimin...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, nesër do qëndrojë në Beograd. Ai madje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.