×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet në Mal të Zi “zgjuan projektin e Serbisë së Madhe”

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit në Mal të Zi ku fitoi opozita e udhëhequr nga partia proserbe, SDP, kanë “zgjuar projektin e Serbisë së Madhe”.

    Ky projekt, sipas tij, lidh Beogradin, Podgoricën dhe Banjallukën.

    Pavarësisht kësaj, anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës, shtoi se “Podgorica do të mbetët e Malit të Zi, kurse Banjalluka e Bosnjës.

    “Fatkeqësisht, falë shumicës se re parlamentare, Beogradit dhe Kishës serbe, është zgjuar projekti madhor serb, i cili vazhdon të lidh Beogradin, Podgoricën dhe Banjallukën. Por mos të mashtrohen, ne nuk frikësohemi”, ka thënë Komshiq për Klix.ba.

    Ndaj deklaratave të tij, ka reaguar anëtari tjetër i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, duke thënë se kjo që ka thënë Komshiq nuk është qëndrim zyrtar i Bosnjës.

    Presidenca e Bosnjës përbehet nga tre anëtarë: një boshnjak, një kroat dhe një serb.

    Komshiq ka folur edhe për liderin e platformës “E zeza mbi të bardhën”, shqiptarin nga Ulqini, Dritan Abazoviq. Kjo platformë fitoi katër mandate dhe do të jetë kyç në formimin e qeverisë së re.

    Komshiq e ka quajtur Abazoviqin, “shpresë politike të kundërshtarit të Malit të Zi”. Sipas fjalëve të Komshiqit, vetëm Abazoviq mund të sjellë në pushtet partinë proserbe SDP.

    SDP-ja në vazhdimësi ishte kundër pavarësisë së Malit të Zi, e më pas edhe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Gjatë gjithë kohës ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të shqyrtojë mundësinë “e ndryshimit të këtyre vendimeve”.

    Por sot gjatë ditës, Abazoviq tha për mediat serbe se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë temë në qeverinë e re. Ai ka propozuar një qeveri ekspertësh.

    Qëkur u shpallen rezultatet preliminare të dielën mbrëma, në Mal të Zi kanë ndodhur një varg incidentesh me baza fetare e nacionale. Janë sulmuar xhami të boshnjakëve, në qytetet shqiptare ka pasur provokime nga serbët, duke valuar flamurin e Serbisë, kurse në festën e fitores të hënën mbrëma, janë kënduar shumë këngë serbe për Kosovën.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacioni mbi daljen e votuesve deri në ora 19:00 ose në fund të procesit të votimit....
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mëngjesin e sotëm në vendlindjen Forinë e realizoi të drejtën e...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Orë më parë ka filluar takimi i anëtarëve të komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe komisionit për Punë të Jashtme...
    Lajme24 Prill 2024
    Në kuadër të vizitës dhe pjesëmarrjes së bizneseve nga Kosova në panairin Hannover Messe 2024, nën organizimin e Agjencisë për Investime dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu ka njoftuar se është shënuar rritje e daljes së votuesve në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit. Ekipi i Klan Kosovës,...
    Sport24 Prill 2024
    Barcelona raportohet se është duke e vëzhguar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diaz. Anësori kolumbian sipas medieve spanjolle, është objektiv primar i Barçës....
    Lajme24 Prill 2024
    Ambasada italiane në Kosovë ka shprehur keqardhje për bojkotimin nga Lista Serbe dhe aktorët e tjerë politikë serbë të votimit 21 prillit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.