×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet e reja-premtimet e vjetra, analistët i shohin vetëm si popullizëm

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata zgjedhore, por partitë veçse kanë nisur takimet me simpatizantë.

    Ajo që vërehet deri tani tash është se nuk dëgjohen premtime për hapje të mijëra vendeve pune.

    Në këto zgjedhje, sipas analistëve po vërehet diskurs i premtimeve për vende të rezervuara për diasporën e Luginën e Preshevës, premtime këto që po përsëriten.

    Këtë po thotë për Front Online, njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demhasaj.

    Ai këto premtime i quan vetëm popullizma.

    “Së pari me ato milionat euro që do të hapim mijëra vend të punës ende nuk e kemi dëgjuar askënd ose me këto për vendet e diasporës për vendet e Luginës gjëra të tilla, që thjeshtë janë vetëm popullzim”, ka thënë Demhasaj.
    Këto premtime, sipas tij, janë vetëm për të marr vota nga ta dhe jo për t’u marr me problemet që kanë.

    “Ata duke e parë që numër i madh i votuesve po vinë nga jashtë edhe po votojnë tash tendenca është që me arritë me i marr ato vota. Kjo ka filluar me u diskutuar se si partitë politike kanë filluar me i pasë vendet e caktuara për diasporën ose për Luginën, por prap se prap kjo nuk është diçka shumë domethënëse sepse deri tash nuk kemi dëgjuar diçka konkrete sa i përket problemeve që ne ballafaqohemi çdo ditë”, ka thënë ai.
    Demhasaj shprehet se gara e deritanishme është e përcaktuar në individ, e jo programe partiake.

    “Deri tash gara është vetëm duke u bazuar në individ, po asgjë nuk po shohim në aspektin e planifikimit, çka pritet me ndodh te cilado parti politike nëse vjen në pushtet”, shprehet Demhasaj për Front Online.

    E këtë “dorështrëngim” të premtimeve Demhasaj po e sheh si një pranim të asaj se tashmë dihet fituesi i zgjedhjeve e që është Vetëvendosja, por që as ajo nuk ka treguar programin se çka pritet të bëjë në qeverisje.

    “Kjo ndoshta edhe për faktin se në njëfarë mënyre se po e dinë se cili është fituesi i zgjedhjeve dhe në njëfarë mënyre nuk po i japin shumë mundim në këtë aspekt, madje edhe as Vetëvendosja që pritet me qenë fituese akoma nuk kemi parë ndonjë program të tyre se çka kanë me bë”, ka thënë ai.

    Dialogu me Serbinë është çështje që ende nuk është definuar dhe që pritet të jetë një ndër punët më të vështira të partisë që qeverisë pas 14 shkurtit.

    Deri tani asnjë qëndrim nuk e kanë shfaqur asnjë nga partitë që garojnë apo platforma që çon në përmbylljen e këtij dialogu 10 vjeçar.

    “E sidomos kur flasim për dialogun kur dihet që do të jetë tema kryesore e cilësdo qeverisje që vjen, nuk kemi parë asnjë qëndrim nga asnjë parti politike në lidhje me dialogun dhe me arritjen e një marrëveshje”, ka tha Demhasaj për Front Online.

    Fushata e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 fillon me 2 shkurt deri më 12 shkurt.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.