×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhjet do ta zhbllokonin Veriun, por a ka kushte për mbajtjen e tyre?

    Fatlum Berisha
    05 Qershor 2023

    Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po shihet nga faktori ndërkombëtar si rruga e duhur për shtensionimin e situatës në Veri.

    Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu vlerëson se aktualisht kushte për mbajtjen e tyre nuk ka, por që s`është problem të krijohen ato.

    “Kushte aktualisht nuk mendoj që janë kushtet të volitshme, por mund të krijohen ato nëse ka efekt takimi që ndodhi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe homologut të saj, Aleksandër Vuçiq, ku prezent ishte edhe kryedyshja lidere franko-gjermane, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz”.

    Dalja e qytetarëve nëpër qendrat e votimit kushtëzohet me disa procedura.

    “Stabilitet, gjendja të jetë stabile, të ndodh dorëheqja e kryetarëve apo shkarkimi i tyre, varianti i tretë 20 % e elektoratit në Veri të deklarohet për zgjedhje të reja. Nëse do Vuçiq, zgjedhjet mbahen pa problem dhe serbët dalin në votime dhe do të kishte ligjitimitet kinse që po i mungojka tash, e që nuk mendoj se qëndron”, u shpreh Baraliu për “Front Online”.

    Kryetari i Zveçanit: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje

    Kryetari i Zveçanit nga radhët e PDK-së, Ilir Peci tha se as që e mendon tash për tash dorëheqjen. Kurse kryetari tjetër nga ky subjekt, që drejton Zubin Potokun, Izmir Zeqiri nuk e ka hapur telefonin.

    “Deri tash askush nuk ma ka kerku dorëheqjen, as Qeveria e as partia. Nuk e kam ndërmend më dhënë dorëheqje. Ftesën për dorëheqje e diskutoj me kabinetin tim”, u shpreh Peci për “Front Online”.

    Dilema nuk kanë kryetarët veriorë të VV-së, Erden Atiqi në Mitrovicën e Veriut dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq, që do të heqnin dorë nga posti me t`ua kërkuar Qeveria.

    KQZ ka heshtur gjatë së hënës kur është pyetur nëse është e gatshme edhe për një palë zgjedhje te reja pas atyre të 23 prillit në Veri, çka do të nënkuptonte harxhime shtesë për këtë institucion që i organizon ato.

    “Ka kosto financiare. Por kostoja s`duhet të jetë pengesë që të mbahet një proces demokratik”, potencoi Baraliu, njohës i procesit zgjedhor.

    Tensionet në veri të Kosovës janë rritur kur më 26 maj Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok të hyjnë në objektet komunale – gjë të cilën popullata vendase serbe e ka kundërshtuar ashpër.

    Situata mbetet e njëjtë edhe pas 11 ditësh.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, ka thënë se Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për...
    Lajme03 Tetor 2023
    Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” këtë të martë. Ai komentoi edhe ditën e zisë që mbajti Serbia për...
    Lajme03 Tetor 2023
    Të martën në Parlamentin Evropian (PE) u diskutua sulmi i armatosur në veri të Kosovës. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, hodhi kritika në...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës. Para deputetëve të Parlamentit...
    Kronika03 Tetor 2023
    Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në lagjen "Kodra e Trimave" në Prishtinë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy...
    Vip03 Tetor 2023
    Jennifer Lopez ka folur së fundmi për procesin e lindjes dhe se si ndikoi në vetëbesimin e saj. Ndërsa merrte pjesë në...
    Lajme03 Tetor 2023
    Sipas kontratës kolektive ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t të nënshkruar në vitin 2017, mësimdhënësëve të Kosovës u takojnë shpërblime jubilare dhe shtesa të...
    Vip03 Tetor 2023
    Gili, këngëtarja që i ka pushtuar zemrat e publikut prej vitesh, kohë pas kohe vjen me projekte të reja muzikore. Por, nuk...
    Vip03 Tetor 2023
    Eneda Tarifa do rikthehet në ekran në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e njohur do të moderojë formatin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.