×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhja më e vështirë e jetës, nëna në dilemë se cilit prej fëmijëve t’i japë veshkën

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Sarah Bingham, nëna e dy fëmijëve që kanë nevojë për transplant veshkash është në dilemë se cilin prej tyre të ndihmojë, pasi mund të dhurojë vetëm një organ.

    Djali i saj Noah, 20 vjeç dhe vajza Ariel, 16 vjeç, kanë të njëjtën sëmundje të rrallë gjenetike. Ata vuajnë nga nefronoftiza, e cila shkakton inflamacion në veshka. I ati i tyre, Darryl, ka një grup tjetër gjaku, kështu që nuk mund të jetë dhurues për fëmijët e tyre.

    E vendosur para zgjedhjes më të vështirë në jetë, Bingham, tha se edhe pse djali i saj është “shumë i dobët”, i nënshtrohet dializës së rregullt dhe është në një gjendje të qëndrueshme. Ndërkaq, funksioni i veshkave të vajzës së saj “është përkeqësuar më shumë vitin e fundit” dhe mbase Arielit do t’i duhet fillimisht një transplant.

    “Si nënë, kur ke dy fëmijë që kanë nevojë për transplant veshkash, dhe mund të ndihmosh vetëm njërin, ti ndihesh në dileme”.

    Prof. John Sayer, një specialist i veshkave në Spitalin Freeman të Newcastle që po kuron Noen, tha se nefronoftiza prek rreth një në 100,000 njerëz.

    “Ka gjithnjë mungesë të dhuruesve për pacientët që kanë nevojë për transplant të veshkave.”, shprehet ai./A2CNN

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se ky kapitull u...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani nga 80% e vendvotimeve të numëruara në gjithë Maqedoninë, ka arritur të sigurojë 101.839 vota ose...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.