×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i Financave jep lajmin e keq për pagat e sektorit publik

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Zëvendësministrii Financave, Kushtrim Brahimaj, ka thënë se buxheti i vitit 2021 duhet të votohet.

    Ai ka thënë se buxheti 2021 duhet të votohet në Kuvend javën e ardhshme, në të kundërtën në mars do të ketë bllokadë buxhetore.

    Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka shkruar se nëse ndodhë kjo bllokadë nëpunësit e sektorit publikë do të mbesin pa paga.

    Postimi i plotë:

    BUXHETI I VITIT 2021 DUHET TË VOTOHET NË KUVEND GJATË JAVËS SË ARDHSHME, NË TË KUNDËRTEN MARSI 2021 NA GJENË NË BLLOKADË BUXHETORE!

    Nëse nuk miratohet buxheti nga kjo legjislaturë, në muajin mars 2021 Kosova do të futet në Bllokadë Buxhetore nga e cila pëson sektori publikë, sektori privat dhe i gjithë sistemi ekonomik i vendit. Kjo bllokadë nga muaji mars do t’i lë pa paga nëpunësit e sektorit publikë, pa pagesa përfituesit e skemave pensionale dhe sociale, do të pamundësohen pagesat e punëve publike të cilat dëmtojnë direkt sektorin privat, do të bllokohen komunat që të përmbushin planet e tyre gjatë vitit të ardhshëm.

    Po ashtu, mos miratimi i buxhetit nga kjo legjislaturë do të shkaktojë probleme serioze në menaxhimin e pandemisë COVID 19, do të krijoj vonesa në blerjen e Vaksinës kundër COVID 19 dhe do ta vonojë implementimin e tërësishëm të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Kuvendi i ri dhe Qeveria e re që derivojnë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme e kanë mundësinë ligjore që në çdo kohë ta plotësojnë dhe ndryshojnë Buxhetin e vitit 2021, sipas planeve dhe objektivave të tyre qeverisëse./FrontOnline/

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.