16:19 | 01 Shtator 2020
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, së bashku me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, vizituan sot veriun e Kosovës.
Siç njofton kumtesa, me këtë rast, zyrtarët vizituan Mitrovicën e Veriut, fabrikën “Javor New” në Zubin Potok dhe Liqenin e Gazivodës së bashku me kryetarët e komunave Sërgjan Vuloviq, Vuçin Jankoviq, Zoran Todiq, Sërgjan Popoviq dhe u.d. të kryetarit të Komunës, Aleksandar Spiriq.
Gjatë vizitës ata biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm dhe masat ekonomike që do të merren për të lehtësuar krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID 19, thuhet në njoftimin për media të zyrës së zëvendëskryeministrit Goran Rakiq.

Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
Sponsoruar
Të tjera
-
22:40 | 28 Janar 2023
-
21:40 | 28 Janar 2023
-
21:38 | 28 Janar 2023
-
21:32 | 28 Janar 2023
-
21:30 | 28 Janar 2023
-
21:23 | 28 Janar 2023
-
21:09 | 28 Janar 2023
-
20:55 | 28 Janar 2023
-
20:43 | 28 Janar 2023
-
20:20 | 28 Janar 2023
-
20:18 | 28 Janar 2023
-
20:15 | 28 Janar 2023