Nesër në Kosovë do të vijë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Luksemburgut, Xavier Bettel.
Bettel do të takohet me presidenten Osmani, në ora 15:20. Kështu ka njoftuar Presidenca.
“Në orën 15:20, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Zëvendëskryeministrin, njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Luksemburgut, Xavier Bettel.”
Bettel do të pritet në takim edhe nga homologia e tij, Donika Gërvalla.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel. Datë: 4 shtator 2024. Ora: 12:40. Vendi: Objekti i MPJD-së. Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit dypalësh kurse pas takimit do të mbahet konferenca për media. Ju lutëm që të jeni 15 minuta para takimit në Ministri.”