×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeqiri: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka dëme në njerëz, por dëme të mëdha materiale

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për shpërthimin që ka ndodhur në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në fshatin Varagë të këtij qyteti.

    Për Klamnkosova.tv, ai është shprehur se dëme në njerëz nuk ka, por se ka dëme të mëdha materiale.

    Zeqiri theksoi se ka qenë në terren në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me qytetarët që kanë jetuar aty pranë, dhe se janë ndjerë të rrezikuar.

    “Dëme në njerëz nuk ka, ka dëme materiale goxha shumë, është dëmtuar edhe një shtëpi që ishte aty pranë, ata qytetarë thanë se kanë qenë të rrezikuar dhe se njerëzit kanë shpëtuar”, ka thënë Zeqiri.

    Tutje, shtoi se dëmet kanë pasoja të mëdha në gjithë Republikën e Kosovës, dhe ka besim në ekipet që janë në terren për të sanuar sa më shpejt dëmin në fjalë.

    “Ka ndodhur detonim, kanali i ujit Ibëer Lepencit përcjell ujin në dy zonat nga Mitrovica e deri në Obiliq atje”, ka thënë Zeqiri.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2024
    Pas shpërthimit në Ibër Lepenc, KFOR-i amerikan ka dalur në vendin e ngjarjes. Për të sanuar dëmin janë vendosur makineri të rënda....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së jashtëzakonshme, ka gjetur kohë për të goditur mediat. Kurti ka kërkuar nga qytetarët që...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi i fundit në kanalin ujor është orkestruar nga Serbia, duke e konsideruar si...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas incidentit serioz të ndodhur sonte në Zubin Potok, duke theksuar...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas sulmit në Zubin Potok, ku u dëmtua një kanal ujor që është jetim...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës, ku u dëmtua një kanal ujor...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kanalin e Iber-Lepencit, një infrastrukturë kyçe për furnizimin me...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit që ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Ai ka...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, ka thënë se nga shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit, dëme mund të ketë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.