×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Zenun Elezaj: Klinën do ta fitoj pa balotazh

    FrontOnline
    05 Shtator 2021

    Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, po shpreson se do të dal fitues në zgjedhjet e 17 tetorit, dhe atë pa balotazh.

    Ai në një intervistë për Front Online thotë se puna dhe angazhimi i pakursyer në krye të Klinës e bën atë të besoj se qytetarët do ta votojnë për edhe një mandat.

    “Opinioni publik që kemi përmes sondazheve thotë se po, dhe sigurisht duhet prit disponimin e qytetarëve dhe unë besoj që në këto vite me punë maksimalisht kam qenë i angazhum, të ju them të drejtën komplet vetëm në realizimin e detyrave të mija dhe obligimin që kam ndaj qytetarëve, normal që mandati i ardhshëm do të jetë më i lehtë për mu sepse do të përzgjedhi edhe drejtorët dhe në qoftëse e fitoj pa balotazh nuk kemi edhe shumë obligime ndaj të tjerëve, do të përzgjedhi drejtorët më të mirë të cilët i duhen qytetit, i duhen komunës, pa dallime politike”, tha ai.

    Fitoren e tij, i pari i Klinës e bazon në punët dhe progresin që ka arritur gjatë mandatit të tij.

    Elesaj thotë se ka arritur që të asfaltojë rreth 220 km rrugë.

    “Ne gjatë këtij mandati kemi shtruar rreth 220 km rrugë të asfaltuara që është një projekt ku është mbuluar komplet territori i Komunës së Klinës edhe në fshatra edhe në qytet dhe mund të them që deri në fund të vitit nuk do të ketë fshat i cili ka rrugë më të gjatë se 20-30 metra pa u shtruar”, tha ai për Front Online.

    Kryetari i Klinës: Qeveria “Kurti” i ndali projektet komunale

    I pari i Klinës ankohet se nuk e ka mbështetjen nga niveli qendror në realizimin e projekteve.

    Mirëpo, pavarësisht mungesës së kësaj mbështetjeje, ai ka gjetur tjera alternative për të përmbyllur suksesshëm projektet e parapara.

    “Sigurisht që ka pasur vështirësi, ka pasur vonesa kryesisht vitin e kaluar edhe këtë vit kemi pasë pengesa mirëpo besoj që projektet janë më mirë se vitin e kaluar tani janë në realizimin e punimeve dhe po shpresojmë që t’i kryejmë punimet. Buxheti i cili ka qenë i aprovuar para se me ardhë qeveria Kurti po implementohet mirëpo disa projekte të cilat kanë qenë të ndërlidhura me ministri të caktuara na e kanë shkurtu me rishikimin e buxhetit mirëpo ne i kemi gjetë mundësitë sepse kemi qenë në bashkëfinancim”, tha ai për Front Online.

    Elezaj: Ministria nuk po na furnizon me barna të listës esenciale

    E duke folur për punën që është kryer në shëndetësi, Elezaj tha se janë bërë renovime e investiume në shumë QKMF e disa të tjera janë në proces të ndërtimit.

    Por, problemi me të cilin po përballen ata është furnizimi me barna esenciale.

    “Kemi mungesa në furnizim me barna nga lista esenciale e cila është përgjegjësi e Qeverisë, dhe mund të them që për herë të parë ka furnizim në nivelin 10 përqind, 15 përqind të barnave që janë të parapara nga lista esenciale, ndërsa ne si komunë me buxhet komunal kemi ndarë mjete të konsiderueshme dhe kemi blerë barna edhe për trajtim të Covidit, sepse ne e dimë që shëndetësia primare nuk merret me atë problem”, tha ai për Front Online.

    Elezaj: Rreth 5 milionë euro çdo vit ka pasur investime kapitale në Komunën e Klinës

    Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tha se komuna ka në buxhet 3.2 milionë euro nga investimet kapitale. Sipas tij, ka pasur diku rreth 2 milionë tjera që kanë qenë financim i ministrive të linjës.

    Sipas tij, gati 5 milionë euro cdo vit ka pasur investime kapitale në Komunën e Klinës.

    “Me investime kapitale ne kemi 3.2 milionë euro që janë buxhet komunal por ka pasur edhe nga ministri të linjës që jemi financuar ndoshta edhe 2 milion tjera pothuajse për çdo vit rreth 5 milionë euro përafërsisht prej viti në vit ka pas investime kapitale në Komunën e Klinës”, tha tutje ai për Front Online.

    Elezaj ka premtuar se në mandatin tjetër, nëse bëhet kryetar komune, do të filloj me projekte në gjitha fushat për të përmirësuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

    “Mandati i tjetër do të ketë fillime të projekteve me të qëndrueshme siç është qendra sportive që vërtetë prej një situate e cila ka qenë shumë jo e mirë tanimë kemi një zonë ku qytetarët e Klinës pothuajse pasditeve kohët e lira i kalojnë atje, do të fillojmë me rregullimin e sheshit nga komuna në drejtim të shkollës mesme Luigj Gurakuqi, do të fillojmë qytetin do ti largojmë kabllot ajrore, do t’i vendosim  komplet sistem nëntokësorë, ky projekt do të fillojë ndoshta që nga ky vit”, tha tutje ai.

    Vetëm 60 euro kap ofertën Al Inclusive të “Sharr Travel” në Aqua Fafa
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Disa nga përfaqësuesit e kësaj...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë ndalimin e udhëtarëve të mërkurën në pikëkalimet kufitare në Serbi. Kjo,...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Vrasja e dy grave brenda pesë ditëve ka shqetësuar edhe Rrjetin e Grupit të Grave. Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grupit të...
    Kronika18 Prill 2024
    Është arrestuar një serb në Leshak, pasi i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Policia ka njoftuar se me vendim...
    Lajme18 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me...
    Kronika18 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë pasi që i njëjti më 10 prill dyshohet se kishte sulmuar një person të cilit...
    Kronika18 Prill 2024
    Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi në veturën e tyre policia gjeti kokainë, marihuanë, letra mbështjellëse dhe grinder për...
    Kronika18 Prill 2024
    Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara. Sipas raportit policor, me vendim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.