×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj tregon cilave shtete iu është vendosur reciprocitet për testet e COVID-19

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Qeveria e Kosovës së fundi vendosi masa të reja anti-COVID.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar tani se testi RT-PCR për COVID-19 nuk u kërkohet qytetarëve që vijnë nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë.

    Ndër të tjerash Zemaj theksoi se ky test u kërkohet vetëm qytetarëve që vijnë nga shtete të cilat kërkojnë nga qytetarët e Kosovës që të kenë testin për të hyrë në territorin e tyre, si shembull Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

    Shkrimi i plotë i Zemajt lidhur me masat e fundit:Me masat e reja të Qeverisë së Kosovës:– Testi për COVID-19 (RT-PCR) u kërkohet vetëm qytetarëve që vijnë nga shtetet të cilat kërkojnë nga qytetarët e Kosovës që të kenë testin RT-PCR, për të hyrë në territorin e tyre.

    Bazuar mbi këtë parim të reciprocitetit, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Malit të Zi, u kërkohet testi RT-PCR, për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.– Testi RT-PCR nuk u kërkohet qytetarëve që vijnë nga Republika e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë.Gjithashtu me këto masa:
    – Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke përfshirë ahengjet private familjare.– Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare.– Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve.– Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura (Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19).– Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafeteritë, klubet e natës etj). U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.– Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre– Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.– Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.– Obligohen organet kompetente të ushtrojnë kontroll rigoroz, me qëllim të zbatimit të masave (inspektoratet përkatëse dhe organet e rendit).

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.