×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thotë se situata e keqësuar me Covid 19 u krijua pas lehtësimit të masave

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Covid-19 është shndërruar si një kërbaç që çdo ditë po godet ndonjë qytetarë.

    Zemaj tha se kjo situatë është krijuar sidomos pas datës 30 maj kur u lehtësuan masat.

    Ministri shtoi se “Çdokush duhet jetë i vetëdijshëm se virusi vërsulet e shpërndahet në tubime e grumbullime njërëzish dhe përmes kontakteve”.

    Njoftimi:

    Në këtë mengjes të punes, tek po lexoj informacionet e medieve vendore dhe të vendeve tjera, po shohim se Covid-19 vazhdon të jetë pelerina e zezë që po mbështjellë thuajse shumicën e kryetitujve. E në këtë kuptim edhe mendjen tonë.

    Ky virus është shqetësimi ynë më i madh aktualisht. Është shndërruar si një kërbaç që çdo ditë po godet ndonjë qytetarë. Që nga fillimi detyrës unë si ministër dhe tërë stafi im me të gjitha kapacitetet po angazhohemi në këtë kryengritje kundër virusit. Por ushtarët kryesor jeni secili nga ju.

    Tubimet dhe grumbullimet e njerëzve janë bërë rreziku më i madh.

    Në to po fshihet ky virusi i pabesë që pret për t’u shpërndarë dhe atakuar.

    Mos respektimi i distancës fizike dhe sociale dhe masave parandaluese të rekomanduara nga IKSHPK, mosmbajtja e maskave dhe dorezave, ditëve të fundit ka rezultuar me rritjen e frikshme të numrit të të infektuarve.

    Kjo situatë është krijuar sidomos pas datës 30 maj kur u lehtësuan masat.

    Çdokush duhet jetë i vetëdijshëm se virusi vërsulet e shpërndahet në tubime e grumbullime njërëzish dhe përmes kontakteve.

    Në këto rrethana është e pamundur mbikëqyrja e përgjithshme.

    E vetmja armë e jona kundër këtij virusi është ruajta e distancës fizike e sociale dhe respektimi i masave mbrojtëse dhe parandaluese.

    Të gjitha institucionet publike e private duhet rigorozisht të ndërmarrin të gjitha veprimet që dalin nga udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit covid-19”.

    Ruaj distancën!

    Vendos maskën!

    Mbaje higjienen!

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin e Liridona Ademajt, ku vëllai i saj, Leonardi rrëfeu dëshminë e tij. Në këtë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka dalë hapur në përkrahje të kthimit të rekrutimit të detyrueshëm ushtarak, një sistem që ishte pezulluar...
    Lajme14 Korrik 2025
    Malet në Tugjec të Kamenicës janë përfshirë nga zjarri. Fotografi Arian Mavriqi ka publikuar fotografi ku shihet zjarri.    
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po vazhdon vizitë se saj në SHBA në mesin e kësaj jave do të kthehet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron, me rastin e 14 korrikut – Ditës Kombëtare të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.