Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mëngjesin e së mërkurës ka takuar kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Daut Tishuku.
Zemaj derisa ka treguar për takimin e sot thotë t’i ketë uruar për “Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë”, që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e të drejtave dhe mirëqenies së tyre.
“Me z. Daut Tishuku, kryetar i Shoqatës së të Verbërve në Kosovë dhe me miqtë tjerë nga kjo shoqatë, filluam ditën e sotme me ç’rast ua urova “Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë” që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e të drejtave dhe mirëqenies së tyre”, ka shkruar Zemaj.
Po ashtu Zemaj shkruan se është për cdo lëvdatë vullneti i tyre për të qenë optimistë dhe të përkushtuar për krijimin e kushteve më të mira.
Ndërsa për t’ua lehtësuar ballafaqimin me Pandeminë, Zemaj thotë se nga 24 korriku, Shoqatën e të Verbërve e kemi pajisur me manualin për mbrojtje nga Covid-19 i realizuar në alfabetin e Brajit!