×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj takohet me kryetarin e Parteshit, flasin për situatën COVID-19

    FrontOnline
    22 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot komunën e Parteshit, ku është takuar me kryetarin Dragan Petkoviq.

    Petkoviq ka informuar Zemaj rreth gjendjes me COVID-19 dhe situatës epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes.

    “Gjatë ditës së sotme, nga kryetari i komunës së Parteshit, z. Dragan Petkoviq, u informova për gjendjen aktuale rreth Covid-19, menaxhimin e situatës epidemiologjike si dhe nevojat që ka komuna për përballimin e gjendjes”, ka njoftuar Zemaj.

    Në këtë takim Zemaj ka theksuar mbështetjen e ministrisë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

    “Po ashtu, theksova se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Partesh, do ta ketë përkrahjen e plotë që të jetë në funksion për qytetarët me pajisje, personel dhe kapacitetin infrastrukturor. E falënderova Kryetarin, personelin shëndetësorë dhe qytetarët e Parteshit për përkushtimin në respektimin e masave gjatë pandemisë”, përfundon shkrimi i Zemajt.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot panairin e bizneseve Hannover Messe, që këtë vit po zhvillohet nën moton “Energizing...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    E keni pyetur ndonjëherë veten se si Liberta Spahiu e mban lëkurën e saj kaq të mahnitshme? Epo, një nga sekretet e...
    Sport23 Prill 2024
    Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë regjistrimin e ndeshjeve të para gjysmëfinale të “Play-Offit” në Superligën...
    Lajme23 Prill 2024
    Serbisë iu kërkua t’i mbajë përgjegjës personat e involvuar në sulmin në Banjskë, dhe SHBA-ja porositi zëshëm në OKB që një sulm...
    Sport23 Prill 2024
    Kjo javë do të jetë një për t’u mbajtur mend për Lucas Vazquez, por tek Real Madridi, pak lojtarë kanë shijuar një...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Nëse keni shkuar në Zvicër si një ‘bashkëshort pasardhës’, mund të pyesni veten nëse do t’ju duhet të largoheni nga vendi në...
    Lajme23 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit (shofer i kamionit) për shkaktimin e një aksidenti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.