Gjuha:
×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Zemaj: Situata me COVID-19 është e menaxhueshme, duhet më shumë respektim i masave

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj rreth menaxhimit të situatës me COVID-19.

    Ai ka thënë se situata e krijuara nga COVID-19 është e menaxhueshme por që duhet më shumë respektim i masave.

    Kryesuesja e këtij komisioni, Albena Reshitaj tha se qëllimi të informohemi me shumë me ecurinë e pandemisë.

    “Kemi një numër më të madh të madh të të infektuarve por edhe shtim të testeve krahasuar me muajt më herët. Kohë më parë kemi miratuar manuali për mbrojte nga COVID-19 sa po zbatohet nga qytetarët a konsiderohet se situata me COVID është nën kontroll, si qëndron puna me teste dhe kapacitet tjera si respiratorët tashmë testimet po bëhen edhe në laboratorë privat kemi marr njoftime për çmime të ndryshme a keni planifikuar lehtësi për qytetarët për këto testime në laboratorët privat? A konsideroni se vendi duhet të kthehet në aplikim të masave më të rrepta”, tha Reshitaj.

    Zemaj më tej gjatë raportimit është shprehur se është bërë progres në menaxhimin e situatës.

    “Kemi bërë hapa progresiv. Këtë javë kemi hartuar edhe protokollin e ri klinik i cili është i rëndësishme në menaxhimin e covid dhe besojmë që ky udhërrëfyes klinik që synon t’i trajtoj personat dyshimtë. Pjesa tjerë angazhimi jonë për ngritje të kapaciteteve qofshin në aspektin human dhe infrastrukturorë, sot kemi një nivel ndryshe të trajnimit të pacientëve dhe të gjithë personalëve në gjithë Kosovës. Me lirimin e masave është parë e domosdoshme rritja e kapaciteteve spitalore kemi autorizuat edhe spitalet rajonale të ofrojnë këtë shërbim dhe në numër te konsiderueshme dhe shqetësues është vdekshmëria në te gjitha nivelet”, tregoi ai.

    Po ashtu ai tha se të domosdoshme janë edhe resurset humane.

    “Resurset humane janë të domosdoshme kemi kapacitete të limituara kemi filluar me fazën e angazhimit të 200 profesionistëve e kemi fazën e specializimin dhe 350 profesionistëve shëndetësor që do japin kontributin dhe me javën tjetër do zgjerohemi për testime që të bëjmë teste në gjashtë qendrat rajonale të IKSHPK-së jemi në fazën përfundimtare ju do sigurojmë shtatë aparatura për testim një në IKSHPK dhe gjashtë në qendrat rajonale të IKSHPK-së. E kemi të siguruar një donacion nga OBSH që pritet ardhja e aparaturave që dy do të vendosen në QKUK dhe një ku jetojnë komunitetet pakicë. Janë licencuar 40 laboratorë privat për teste serologjike dhe dy për dhe kemi autorizuar inspektoratet për kontrollim”, tha ai.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/755615375241843/?eid=ARDhzZ5nbwhmmMakf6Z7RsLEN-yj1SleNV48AhYaJdjk4kZghK-89a_izJnoMrnGbgAL2O6A4qJIh5-G

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Tensionet në veri sidomos gjatë ditës së djeshme, vetëm sa kanë ndikuar që e tërë vëmendja të jetë tek kryetarët e komunave...
    Lajme30 Maj 2023
    Njësia Speciale e Kosovës mëngjesin e sotëm e ka zhvendosur nga objekti i komunës së Zubin Potokut flamurin e Republikës së Kosovës....
    Lajme30 Maj 2023
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së hënë në veri. Ajo tha se dhuna...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar të martën Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri. Komandanti...
    Lajme30 Maj 2023
    Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Rasti ndaj Shalës do të nisë...
    Lajme30 Maj 2023
    Protestuesit serbë kanë nisur të mblidhen para objekteve komunale në veri të Kosovës edhe të martën. Ata në këtë formë po kundërshtojnë...
    Lajme30 Maj 2023
    Shërbimi publik gjerman ka transmetuar një artikull për grupin e Veljko Belivuk nën titullin “Huliganë, klane droge dhe presidenti i Serbisë”. Në...
    Lajme30 Maj 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, theksoi se BE-ja dënon fuqishëm “dhunën tronditëse në...
    Lajme30 Maj 2023
    Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.