×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Shpallja e pavlefshme e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, lajm jo i mirë dhe dekurajues

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhjen për shpalljen nga Gjykata Kushtetuese si të pavlefshëm të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, me të cilin parashihej ngritja e pagave për profesionistët shëndetësorë të sektorit publik shëndetësor.

    “Shpallja e këtij ligji si të pavlefshëm, ndonëse kundërshtimet lidheshin më shumë me sektorët e tjerë, përbën një lajm jo të mirë dhe dekurajues për profesionistët shëndetësor. Ne e kuptojmë këtë edhe sikur ata të mos e shprehin vet”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie.

    Shefi i kësaj dikasteri qeveritar Armend Zemaj megjithatë thotë se do të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    “Megjithatë, me gjithë mirëkuptimin e plotë ndaj zhgënjimit që mund ta kenë profesionistët shëndetësorë me epilogun e këtij ligji, si institucione dhe shoqëri jemi të obliguara që të zbatojmë vendimet e institucioneve tona shtetërore, në këtë rast vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

    “Kjo nuk nënkupton që me këtë akt, ka përfunduar çdo gjë rreth angazhimeve për përmirësimin e pozitës materiale të profesionistëve shëndetësor, sepse, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërmarrë hapa në drejtim të zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejt me Odat e profesionistëvë shëndetësor, Sindikatat dhe mekanizmat e tjerë, me qëllim që të gjejmë rrugën më të mirë dhe më adekuate për të shtyrë para dhe mbrojtur interesat e profesioneve mjekësore”.

    Zemaj thotë se “pandemia dhe puna që personeli shëndetësor kanë treguar gjatë kësaj kohe është një argument më shumë për të bindur edhe të tjerët se është e domosdoshme që nismat ligjore për përmirësimin e statusit social të punonjësve shëndetësorë janë të domosdoshme”.

    “Prandaj, jo nga sot, por nga dje, ne jemi të angazhuar që në bashkëpunim me Qeverinë të shohim cila do të jetë alternativa më e mirë që punonjësve shëndetësor t’u respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me dinjitet brenda shoqërisë sonë”.

    “Në të njëjtën kohë, u bëj thirrje të gjithëve në sektorin shëndetësor që të vazhdojnë sikurse deri më tani, që më pjekurinë më të lartë profesionale, përkushtim dhe angazhim të menaxhojnë me rastet pozitive të Covid-19, që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik të popullatës tone”.

    “Suksesi në menaxhimin e pandemisë Covid-19 do të jetë argumenti ynë më i fuqishëm për të mbështetur një ligj që as nuk do të kontestohet nesër nga ndonjë  komunitet apo gjykatë, por edhe i cili do të jetë i zbatueshëm dhe do të mbroj interesat e profesionistëve shëndetësor”.

    Ai i ka siguruar të gjithë punëtorët shëndetësorë që do të qëndrojë pranë tyre dhe do të përpiqet për përmirësimin e pozitës së tyre.

    “I siguroj punëtorët shëndetësor dhe qytetarët se do të jemi bashkë në secilën sfidë dhe do t’ia dalim, pavarësisht pengesave të natyrave të ndryshme, të cilat mund të shfaqen gjatë rrugës tonë drejt luftimit të Covid-19, por edhe drejt përmirësimit të pozitës së punonjësve shëndetësor në vendin tonë. Ky nuk është një zotim për ngushëllim, por për ta mbajtur dhe për të punuar në realizimin e tij”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Një pjesë e fasadës së një ndërtese në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka rënë në tokë duke rrezikuar qytetarët. Mirëpo fatmirësisht askush...
    Lajme23 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka marrë vendim me të cilin ndalohet punësimi i familjarëve të afër me...
    Kronika23 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër tetë të akuzuarve për dhunimin e 11...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Komanda Rajonale Perëndimore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, organizoi dje një konferencë për sigurinë për aksidentet rrugore në kampin “Villaggio...
    Sport23 Prill 2024
    West Ham është duke përgatitur ofertë për sulmuesin eFeynoordit, Santiago Gimenez, i cili është duke u ndjekur edhe nga Arsenali, Tottenhami dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se pas dështimit të procesit të votimit në katër komunat veriore me shumicë serbe për largimin...
    Sport23 Prill 2024
    Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ishte i gjithë buzëqeshur në konferencën për shtyp pas ndeshjes të ndjekur të hënën pas fitores 2-1...
    Vip23 Prill 2024
    Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për banorët e ‘BBV3’. Ata kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejta të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.