×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj priti në takim anëtarët e komisionit për shëndetësi, flasin për COVID-19

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ministri Shëndetësisë Armend Zemaj ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj.

    “Reshitaj si përfaqësuese e komisionit e ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ofruar përkrahje për ministrin Zemaj.

    Ajo veçanërisht ka shprehur mbështetjen e nismës së ministrit për t’iu ofruar vende pune specialistëve të papunë, si dhe hapjen e konkurseve për specializim për mjekët e rinj.

    Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për masat parandaluese kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

    Zemaj ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie rreth zbatimit e politikave dhe funksionimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini në një prononcim për Front Online, tha se tregu ekonomik në Kosovë është rënduar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Tre persona janë arrestuar në fshatin Milefc të Prishtinës nën dyshimin se kanë dëmtuar rrethojën. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një zjarr  ka shpërthyer në Qabër të Zubin Potokut ku janë djegur një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Sport11 Korrik 2025
    Spanja dhe Italia janë kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit për femra që po mbahet në Zvicrës. Skuadra spanjolle mundi Italinë, më rezultat...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.