Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 20 vjeçares e cila po trajtohej në një spital në Turqi pas lëndimeve të marra gjatë shpërthimit në njërin nga restorantet e Ferizajt.
Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se lajmin për vdekjen e saj i ka tronditur të gjithë.
Postimi i tij i plotë:
“E nderuara Familje Haxhidema,
Lajmi se Fatimja, ka ndërruar jetë, na tronditi të gjithëve pa masë. Në këtë ditë të trishtueshme për juve, familjen dhe më të dashurit e Fatimes dhe të gjithë neve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke iu bashkuar dhimbjes Tuaj.
Përkundër shpresave dhe pritjeve tona, ajo sot u nda fizikisht nga ne, duke lënë pikëllim pas vetes, për moshën e re dhe ëndrrat e saj rinore të këputura padrejtësisht.
Në këto orë të dhimbjes së madhe, jemi me juve dhe dhimbjen tuaj familje e nderuar Haxhidema, duke lutur Zotin për shpirtin e saj dhe të gjeni forcë për ta tejkaluar këtë situatë tepër të rëndë.
Mbahuni të fortë. Ngushëllime të sinqerta!”, ka shkruar Zemaj në Facebook./FrontOnline/

Të tjera
-
22:58 | 17 Prill 2021
-
22:54 | 17 Prill 2021
-
22:41 | 17 Prill 2021
-
22:36 | 17 Prill 2021
-
Bota/RajoniRama thotë se e ka parë hartën me kufijtë e…22:32 | 17 Prill 2021
-
22:27 | 17 Prill 2021
-
22:24 | 17 Prill 2021
-
22:12 | 17 Prill 2021
-
Bota/RajoniMerkel: Situata është shumë serioze22:04 | 17 Prill 2021
-
21:55 | 17 Prill 2021
-
21:39 | 17 Prill 2021
-
21:37 | 17 Prill 2021