[wp-story]

Lajme

Zemaj: Nuk e konfirmoj nëse Isa Mustafa është kandidati konsensual për kryetar

Zemaj: Nuk e konfirmoj nëse Isa Mustafa është kandidati konsensual për kryetar
09:49 | 03 Gusht 2019

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka folur para fillimi të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së për Televizionin 7.

Zemaj ka thënë se zgjedhja e Kryetarit të ri është në dorën e delegatëve.

“Është në dorën e delegatëve të zgjedhin të zgjedhurin e tyre për 4 viteve të ardhshmenuk paragjykoj asgjë, shpresoj në bindjen dhe vullnetin e delegatëve”, ka thënë deputeti.

Ai ka thënë se Kuvendi do të shkojë në rregull sipas statutit.

“Kuvendi është i hapur udhëhiqet sipas rregullores dhe statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj.

I pyetur nëse Isa Mustafa do të jetë përsëri Kryetar i LDK-së, ai ka thënë se nuk mund të paragjykoj.

“Është në dorën e 355 delegatëve dhe nuk mund të paragjykoj nëse Isa Mustafa do të jetë Kryetari i ri”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera