×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në ditë vikendi viziton komunën dhe spitalin e Pejes, jep premtime të mëdha

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në ditë vikendi ka vizituar Spitalin e Përgjithsëm të Pejës, njëkohësisht ka takuar edhe kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxherin.

    Zemaj me të parin e Pejës ka biseduar për situatën e Covid-19 dhe për projektet e përbashkëta që do t’i realizojnë në të ardhmen.

    “Sot në mesditë me kryetarin e komunes së Pejës z. Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, folëm për shqetësimet e krijuara nga Covid-19, shpalosëm pikëpamjet se si të zvogëlohet sa më shumë ky rrezik që po kanos shëndetin e qytetarëve, sikurse për projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

    U dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore (e të mos jenë vetëm në nivel qendror), sikurse inspektorati të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19.

    Në këtë takim përveç bashkëpunëtorëve isha i shoqëruar nga Naser Ramadani drejtor i IKSHP, sikurse nga Shkumbin Gashi deputet i parlamentit.

    Konfirmova se Peja do të jetë në prioritetin e angazhimit tim, dhe do të mbështetën disa projekte të caktuara, e do të ofrohen ndihma logjistike për shëndetësinë në këtë komunë”, tha ai.

    Ndërsa, në Spitalin e Përgjithshëm pati një vizitë njohëse me stafin shëndetësorë.

    Zemaj bëri të ditur se kanë dikutuar për për shqetësimet aktuale që ka shkaktuar pandemia, rreth infrastrukturës së spitalit, ofrimit të shërbimeve shëndetësore që u ofrohen qytetarëve jo vetëm të komunës së Pejës, por tërë Rrafshit të Dukagjinit.

    Ministri i Shëndetësisë me këtë rast premtoi se do të përshpejtoj inicimin e specializimeve të reja të mjekëve.

    “Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pata një vizitë njohëse ku takova stafin menaxherial dhe matelbardhët e angazhuar në misionin e tyre të shenjtë për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe shëruar pacientët.

    Biseduam për shqetësimet aktuale që ka shkaktuar pandemia, rreth infrastrukturës së spitalit, ofrimit të shërbimeve shëndetësore që u ofrohen qytetarëve jo vetëm të komunës së Pejës, por tërë Rrafshit të Dukagjinit (Istogut, Klinës, Deçanit, Junikut), edhe banorëve të brezit kufitar të Malit te Zi dhe Komunave veriore të Shqipërisë.

    Përshpejtimi i inicimit të specializimeve të reja të mjekëve, ishte njëra ndër kërkesat që u shtrua gjatë bisedës, meqë rast sqarova se këto ditë po angazhohem në përgatitjet e procedurave që kjo të konkretizohet pa vonesa.

    Vizitova edhe Klinikën Emergjente dhe Infektive.

    Sigurova gatishmërinë time për bashkëpunim të afërt me stafin mjekësor dhe menaxherial të spitalit dhe se do të marr në konsideratë të gjitha shqetësimet dhe sugjerimet që adresohen.

    Me këtë rast u bë dhe pranim-dorëzimi i modelit të ri të autoambulancës me të gjitha pajisjet përkatëse, që është donacion nga pjesa e asistencës së BE-së për përgjigje ndaj Covid-19, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve”, tha ai.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    E mbijetuara e Masakrës së Poklekut Elhame Muçolli e ftuar në emisionin “Frontal” në T7, ka rrëfyer ditën më të tmerrshme të...
    Lajme18 Prill 2024
    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, po mbahet në burg në Serbi, për këtë ish-nënkoloneli, Rrahman Sylejmani, ka thënë se Serbia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në Maltë. Ai do të pritet në një...
    Sport18 Prill 2024
    Është mbyllur seanca dëgjimore ndaj xhudistit Akil Gjakovës, i cili akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, Suela Mumunovic. Zëdhënësja e Gjykatës...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier. Me këtë rast, Ambasadori Hovenier...
    Lajme18 Prill 2024
    Në kornizën e Takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore që po zhvillohen gjatë kësaj jave në Washington DC, Ministri i Financave,...
    Sport18 Prill 2024
    Real Madridi kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar kampionin aktual Manchester City, pas penalltive, pasi në dy ndeshje rezultati...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësime për përhapjen e gripit të shpendëve H5N1, i cili ka një shkallë “jashtëzakonisht të lartë”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.