×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: LDK-ja është familje e madhe, e vendosur krah interesit nacional e institucional

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar ditën e themelimit të LDK-së.

    Me këtë rast Zemaj tha se me nderim të thellë, kujtohen themeluesit e partisë së parë shqiptare me vizion euro-atlantik në rajon.

    Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Zemaj ka shkruar se LDK sot është një familje e madhe.

    “Kujtojmë kontribuuesit dhe veprimtarët politik, heronjtë, dëshmorët dhe martirët që bartën mesazhin e lirisë, demokracisë dhe emancipimit politik. Sot, LDK, kjo familje e madhe e fisnike, me tërë qenien është fuqishëm e vendosur krah interesit nacional e institucional dhe vlerave të instaluara nga lideri ynë historik, Ibrahim Rugova, në procese tejet delikate dhe vendimtare për shtetin tonë, Republikën e Kosovës”, tha Zemaj.

    Tutje ai shtoi se me nderim të thellë kujton edhe veprimtarinë e palodhshme të drejtuesve lokal të kësaj force politike në Deçan.

    “Po ashtu, kujtoj me nderim të thellë edhe veprimtarinë e palodhshme të drejtuesve lokal të kësaj force politike në Deçan, angazhimin tim me veprimtarët tjerë, nga rinia ime e hershme, me zotimin për ta bërë Republikën e Kosovës shtet të denjë për të jetuar vet dhe fëmijët tanë, në paqe e prosperitet. Lavdi e përjetshme për kontribuuesit e lirisë së Kosovës!Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!”./FrontOnline/

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shpall konkurs për pranimin e 21 inspektorëve të rinj. Shpalljen e ka publikuar ministria në profilin...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Një zëdhënëse e kryeministrit Rishi Sunak thotë se ai ende nuk ka folur me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pavarësisht se...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës...
    Vip16 Prill 2024
    Këngëtari i mirënjohur Ylli Limani për nga jeta private shihet mjaftë i rezervuar. Ai me veprimin e fundit ka ngjallë reagime të...
    Lajme16 Prill 2024
    Në Strasburg të Francës ka nisur seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e...
    Sport16 Prill 2024
    “Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës, por që ka bërë një...
    Lajme16 Prill 2024
    Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.