[wp-story]

Lajme

Zemaj i drejtohet Ismailit: Kujdes me adresimin e gjuhës, po krijoni konfuzion në opinionin publik!

Zemaj i drejtohet Ismailit: Kujdes me adresimin e gjuhës, po krijoni konfuzion në opinionin publik!
12:54 | 07 Gusht 2020

Në seancën e mbajtur në Kuvend ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur në foltore pas deklaratës së deputetit të PDK-së Uran Ismailit, i cili e akuzoi ministrin se po bëhet partner me krimin dhe korrupsionin.

Zemaj iu drejtua Ismailit me kërkesën që të jetë i kujdesshëm në ngritjen e temave, të cilat krijojnë konfuzion në opinionin publik, si dhe të jetë i kujdesshëm në adresimin e gjuhës që ai ka përdorur.

“Ish-ministrat të jenë të kujdesshëm kur ngrenë tema, të cilët krijojnë konfuzion në opinionin publik, e kam dëgjuar me vëmendje ish-ministrin e Shëndetësisë dhe më vjen keq për gjuhën e përdorur, sepse një ish-ministër që ka punuar me strukturat shëndetësore duhet të jetë i kujdesshëm në adresimin e gjuhës”, tha Zemaj.

Ai porositi Ismailin që është dashur t’i adresojë në Prokurori kompanitë farmaceutike dhe farmacistët, pasi e ka ditur që janë grupe kriminale.

“Nëse Ismaili e ka ditur dhe është i njohur që kompanitë farmaceutike dhe shoqatat e farmacistëve janë grupe kriminale është dashur t’i adresojë edhe sot t’i adresojë në Prokurori dhe në gjykata vendore, kështu që në këtë drejtim edhe unë do t’i ndihmoja”, potencoi ai.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera