×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Gjendja me pandemi në Kosovë është alarmante

    FrontOnline
    24 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka qëndruar sot në vizitë në komunën e Gjilanit. Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, nga i cili është bërë me dije se spitali i Gjilanit do të jetë përfitues i një donacioni.

    Zemaj ka thënë se vizita ka të bëjë me mobilizimin e kapaciteteve për të përballuar gjendjen me pandeminë.

    Ai tutje ka shtuar se interesim i tyre është të rritin kapacitetet dhe ta lehtësojnë situatën.

    Zemaj e ka quajtur alarmante rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

    “Komuna e Gjilanit është në mesin e komunave në zonën e kuqe. Numrat për mua si ministër i shëndetësisë janë alarmant”, ka thënë ai.

    I pari i komunës thotë se e ka informuar Zemajn për gjendjen me pandeminë në të cilën është Gjilani.

    “Jemi njëra prej komunave që kemi afër 7 mijë teste të realizuara, janë rreth 500 raste aktive me COVID-19. Spitali i qytetit dhe institucionet e tjera janë në shërbim për 24 orë”, ka thënë Haziri në një konferencë për media pas takimit.

    Haziri tutje ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë edhe ekonomia dhe Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, derisa ka bërë thirrje te deputetet që ta votojnë atë./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi në...
    Lajme24 Prill 2024
    Lidhja Demokratike  e Kosovës e ka konsideruar shqetësues raporton e Freedom House, në të cilin përmend korrupsionin qeveritar, që sipas tyre vazhdon...
    Lajme24 Prill 2024
    Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar nga detyra e Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit. Kjo...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Këto janë të dhëna nga 3416 qendra votimi të përpunuara nga gjithsej 3508 në komunat e të gjithë vendit. Sipas të dhënave...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se investimet në QKUK po bëhen për shkaqe elektorale. Ai vlerëson se...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nga shtabi komunal i koalicionit VLEN kanë bërë të ditur se ka pasur tentime për blerje votash në Kumanovë. Kjo ka ndodhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin për Kosovën sa i përket vitit 2023, duke e konsideruar Kosovën si vend pjesërisht të...
    Lajme24 Prill 2024
    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim...
    Lajme24 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas “dhuratës” që kryeministri Albin Kurti bëri me vendimin për regjistrimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.