×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Gjatë kësaj jave licencohen edhe laboratorët e tjerë privat për testet e COVID-19 në gjithë Kosovën

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se licencimi i laboratorëve privat që do të bëjnë testin për COVID-19 do të përfundojë gjatë kësaj jave në gjithë territorin e Kosovës.

    Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se po vijon ende shqyrtimi i aplikacioneve të laboratorëve të tjerë që kanë aplikuar për licencim.

    “Licencimi i institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve SRS-Cov-2 ka qenë më se i nevojshëm dhe si proces tërësisht do të përfundojë gjatë kësaj jave, me shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës. Deri më tash, Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka shqyrtuar 34 aplikacione (nga mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov-2. Bordi ka konstatuar se 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të kryejnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR). Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore po vijon me shqyrtimin e aplikacioneve të institucioneve private dhe gjatë javës do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera, të cilave do t’u lejohet kryerja e testeve për SARS-Cov-2”, shkruan Zemaj.

    Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime nëpër këto institucione të licencuara, për të parë afër gatishmërisë e këtyre laboratorëve për të kryer testimet për COVID-19.

    “Nga nesër, Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të parë nga afër gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe për t’i verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuara për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014, Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtëspitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 06/2015 Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore”, shkruan Zemaj.

    Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e laboratorëve të cilët janë licencuar dhe tashmë mund të bëjnë testimet për COVID-19.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar rënien heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të UÇK-së, në 26-vjetorin e ngjarjes. Kurti...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, që u zhvillua në Prishtinë, e mirëpriti...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...
    Vip14 Dhjetor 2024
    Drenusha dhe Rovena kanë diskutuar rreth kushteve të jetesës në Kosovë. Ishte Drenusha ajo që thoshte se me 600 ose 700 euro...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter. Osmani tha...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    “Dështimi më i madh i këtij qeverisje është pikërisht izolimi dhe stagnimi i vendit tonë. Sot, Kosova është më e vetmuar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.