Lajme

Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në Prokurori

Zemaj akuzon Vitinë se bleu barna me çmim 500 % më shtrenjtë, lëndën e dërgon në Prokurori
20:58 | 14 Korrik 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë kohës sa ishte ministër Arben Vitia, disa barna janë paguar me çmim 500 për qind për shtrenjtë dhe për këtë lëndën e kanë dërguar në prokurori.

LEXO EDHE: “Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë (Dokument)

Zemaj duke folur për situatën me Covid-19, ka thënë se kanë rritur kapacitetet për të përballuar këtë pandemi, ndërsa paralajmëroi se do të shtohen edhe testimet.

Zemaj ka thënë se pandeminë Covid-19 po e menaxhojmë mirë, ndërsa akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se po tenton ta politizojë

Këto komente Zemaj i bëri në Televizionin Publik.

“Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë (Dokument)

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera