Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një “ushtrie të Evropës” mes shqetësimeve në rritje se SHBA mund të mos i vijë më në ndihmë kontinentit.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, tha se Ukraina “nuk do të pranonte kurrë marrëveshjet e bëra pas shpine pa përfshirjen e saj,” pasi Donald Trump dhe Vladimir Putin ranë dakord për të filluar bisedimet e paqes.
Të shtunën, Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio zhvilloi një telefonatë me ministrin e Jashtëm të Rusisë “duke u bazuar në” thirrjen e së mërkurës mes Trump dhe Putin, raporton BBC.