×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Nëse Thaçi nuk do të përgjigjej në pyetjet e Prokurorisë Speciale, do të arrestohej

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ish deputeti dhe analisti Milaim Zeka tha se Prokuroria Speciale ka pasur një strategji që nëse Hashim Thaçi nuk do të përgjigjej, ai do të arrestohej.

    Sipas Zekës, bërja publike e aktakuzës ka qenë një luftë e hapur mes BE-së dhe SHBA-së.

    “Prokuroria ka pasur një strategji, që nëse Thaçi nuk do të përgjigjej, sipas informacioneve që kam, do të arrestohej dhe konsideroj se mbrojtja në heshtja e dëmton çdo njeri që pretendohet se ka bërë krime lufte. Presidenti është mbrojtur në heshtje.  Bërja publike e aktakuzës ka qenë një luftë e hapur mes BE-së dhe SHBA-së. Dihet se boshti Gjermani-Francë janë publikisht kundër politikave të Trump-it dhe rritja e dinamizmit për ta arritur një marrëveshje jetike për Kosovës mes asaj dhe Serbisë, solli publikimin e aktakuzës atëherë ku Thaçi po nisej drejt Uashingtonit”, tha ai.

    Zeka tha se vetëm Kosovës i shërben marrëveshja, sepse sikurse të mos ishte presioni i ndërkombëtarëve Serbia nuk do të fliste as për pluhurin e rrugës në Kosovë.

    “Shumë analistë që nuk ia kanë haberin analizës, sepse flasin për të gjitha çështjet e fushat. Shumë herë po thonë se po nxitohet që të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. Vetëm Kosovës i shërben marrëveshja, sepse sikurse të mos ishte presioni i ndërkombëtarëve Serbia nuk do të fliste as për pluhurin e rrugës në Kosovë. SHBA ka qenë lokomotiva e zgjidhjes së gjitha problemeve mbarëshqiptare. BE është e përçarë. Tjetër strategjia ndjekin vendet skandinave, tjetër Franca dhe Serbia, apo edhe Italia. Ne jemi një vend shumë i vogël, Shqipëria dhe Kosova janë sa një shopping center në Berlin ose Uashington”, tha ai për TV OraNews.

    Referuar çështjes së shkëmbimit të territoreve, Zeka u shpreh se politikanët në Shqipëri dhe Kosovë kanë shpikur idenë se do t’i shiten territore Serbisë.

    “Politikanët në Shqipëri dhe Kosovë kanë shpikur idenë se do t’i shiten territore Serbisë. Këtu u shpik tradhtia e Thaçit. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Ai është kundërshtari im më i madh. Një njeri si ai që ka luftuar dhe është dënuar me burg, tani do ta shiste Kosovën, në paqe. Këto ide i ka nxitur më shuam në Shqipëri Edi Rama që është marrë me çështjen e Kosovës për populizëm dhe për të marrë vota. Edi Rama ka folur me një patriotizëm ekstrem në Kosovë, ndërkohë që Kosovës i ka vënë taksë 10 euro, kur e di që turizmi shqiptar mbahet nga kosovarët”, tha Zeka.

    Zeka shtoi se formimi i Asosacionit të Komunave Serbe, do të ishte krijimi i shteteve të vogla brenda Kosovës.

    “Nuk ka pasur marrëveshje për tradhti dhe shitje të territorit të Kosovës. Thaçi ka qenë në krahasim me Vuçiqin sikurse lepuri me elefantin. Fuqia e tij ndërkombëtare ka qenë e madhe. Ka qenë si lëvizje për të dëmtuar dialogun. Nëse Serbia krijon Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, atëherë ne të gjithë duhet ta lëshojmë Kosovën, pasi do të krijohen shtete të vogla brenda Kosovës. Drejt Shtëpisë së Bardhë po shkohej vetëm me teori”, tha ai.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Vip19 Prill 2024
    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka treguar menjëherë përse është e nderuar si një nga artistet më të forta të...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.