×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka: Mjetet e Trustit kanë efekt pozitiv në ekonomi, deputetët të jenë më llogaridhënës

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Përkundër që qarkullimi i bizneseve ka shënuar rënie mbi 1 miliard euro në pandemi, deputetët të cilët paguhen nga taksapaguesit nuk janë llogaridhënës për miratimin e planit për rimëkëmbje ekonomike që parasheh edhe tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në Trust.

    Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa ka shtuar se kjo situatë duhet të shihet si mjaft shqetësuese nga ligjvënësit për dëmin që është shkaktuar nga pandemia Covid-19.

    Zeka: Deri tash 1 miliard janë humbjet në sektorin privat

    “Deri tani me të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës pothuajse qarkullimi. I përgjithshëm ndërmarrjeve në Kosovë ka shënuar një rënie prej 1 miliard euro që për një shtet me një bruto produkt më të vogël në rajon, ky një miliard deri më tani do të duhej të shihet me një dramacitet nga ana e vendimmarrësve tanë dhe veprimi shtatorë të ishte më i shpejt dhe proporcional më dëmin që është shkaktuar”, thotë Zeka.

    Përveç në sektorin privat, Zeka thotë se mosmiratimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, ka ngjallur pakënaqësi edhe nga ana e qytetarëve për mosrealizimin e paraparë të mjeteve nga Trusti.

    Zeka: Për mjetet e Trustit ka pakënaqësi edhe nga qytetarët

    “Tashmë kjo ka ngritë edhe pritshmërinë e qytetarëve, po flasim për një shumë të vogël që ata mund të përfitojnë, por megjithatë tash në publik është si një pritshmëri që qytetarët e kanë, edhe setcilia ditë vonesë natyrisht që rritë edhe pakënaqësinë e qytetarëve karshi ekzekutivit dhe legjislativit. Vendim-marrësit të jenë më llogaridhënës karshi qytetarëve. Tek e fundit ata janë në pozitat e tyre të rehatshme duke shpenzuar mjetet e buxhetit, parat e tatimpaguesve e të cilët kanë mbetur në pozitë shumë vështirë për shkak të pandemisë dhe mos veprimit të shtetëror, deklaron ai.

    Kreu i Odës Ekonomike Amerikane ka thënë për KosovaPress, po ashtu se përdorimi i mjeteve të Trustit ka afekte pozitive në ekonomi.

    Zeka: Mjetet e Trustit kanë efekte pozitiv edhe në ekonomi

    “Do të jetë një efekte pozitiv në ekonomi nëse flasim për 100 deri 150 milion euro ashtu siç janë paraparë. Po të tërhiqeshin ato 10 përqind nga Trusti Pensional nuk mund ta relativizojmë ndikimin e këtyre mjeteve në ekonominë e vendit, por natyrisht që efektet do të jenë afatshkurtra ashtu siç do ta rrezikojë mirëqenien e pensionistëve kur do që qytetarët ta arrijnë moshën e pensionimit”, pohon Zeka.

    Ai në fund ka thënë se kërkohet nga koalicioni Qeverisës që të arrin një konsensus edhe me partitë tjera opozitare që të votohet Plani për rimëkëmbje ekonomik.

    Për këtë projektligj ka pasur dy tentativa për votim, por nuk ka pasur kuorum nga deputetët.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur një video-udhëzues për elektoratin e tyre lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.