×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Kosova ka kapacitet për më shumë investime amerikane

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Në Kosovë investimet e huaja llogariten në vlerën e 220 milionë eurove në vit nga të cilat 25 milionë janë investime amerikane. Niveli i ulët i tyre lidhet me disa faktorë.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka rendit si arsye perceptimin e keq mbi Ballkanin në përgjithësi, situatën e korrupsionit si dhe punën e pamjaftueshme të qeverisë së Kosovës për të reklamuar arritjet.

    Një grup anëtarësh të bordit të guvernatorëve të kësaj dhome shfrytëzuan takimet në Washington me përfaqësues të qeverisë e Kongresit, ndër ta senatorin Charles Grassley dhe ligjvënësin Eliot Engel, për t’i njohur me përparimin që ka shënuar vendi, në një përpjekje për të tërhequr më shumë investimeve amerikane në Kosovë.

    Zeka thotë se duhet një veprim gjithëpërfshirës për të tërhequr investimet e huaja të cilat mungojnë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin. Sipas raportit vjetor të Bankës Botërore “Doing Bussines”, Kosova ka pësuar një rënie me 13 vende krahasuar me një vit më parë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane i përkthen gjetjet në raport si stanjacion të ciklit të reformave për të përmirësuar edhe më tej klimën e biznesit në vend.

    Ai thekson nevojën që qeveria e re e Kosovës të punojë për të ofruar më shumë lehtësira për bizneset e huaja, të forcojë zbatimin e ligjit si dhe imazhin e vendit përballë investitorëve./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, do organizojë sonte një pritje solemne në Prishtinë me rastin e 14 Korrikut, Festës Kombëtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në kufi. Aktualisht pritjet për të hyrë po zgjasin...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.  ‘Blutë e Londrës’ e...
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.